LAJMI I FUNDIT:

Nënat mendjehapura e nxisin kreativitetin te fëmijët

Nënat mendjehapura e nxisin kreativitetin te fëmijët

Një studim ka zbuluar se nënat me personalitete të hapura janë më të prira të krijojnë ambiente kreative për fëmijët e tyre

Hulumtuesit nga universitetet e Polonisë, të udhëhequr nga Joanna Martin Kwasniewska, kanë hulumtuar lidhjen mes trajtave të personalitetit të nënave dhe se si ato ndikojnë në kreativitetin e fëmijëve.

Pas eksperimenteve të ndryshme dhe të vazhdueshme, rezultatet e këtij studimi kanë treguar se nënat të cilat janë më mendje hapura kanë më shumë aftësi të kultivojnë ambiente kreative për fëmijët e tyre,transmeton Telegrafi.


“Zbulimet tona tregojnë se të qenit e hapur ndaj përvojave është parashikues pozitiv se aktivitetet e nënës e formësojnë një ambient të duhur për kreativitet te fëmijët”, kanë shkruar hulumtuesit.

Sidoqoftë, përveç këtij faktori, edhe të qenit stabile emocionalisht dhe e lehtë për t’i qartësuar gjërat kanë qenë faktorë se fëmija do të  jetë kreativ. /Telegrafi/