Nëna u bë dyshuese pasi foshnja ishte shumë e qetë - shikoni ku e gjeti ajo

Nëna Courtney Collins i bëri për të qeshur përdoruesit e TikTok-ut me një video të vogëlushes së saj qesharake dhe të padisiplinuar.
Një ditë, kur i la vogëlushes lirinë të lëvizte nëpër shtëpi, Courtney vazhdoi të bënte punët dhe herë pas here e shikonte për të parë çfarë po bënte vajza e saj.
Por, vetëm një moment mos vëmendjeje mjaftoi që vogëlushja të humbte nga shikimi, dhe kur u bë shumë e qetë, Courtney vendosi të zbulojë çfarë po bënte dhe e gjeti në një vend ku nuk e priste - në bodrum, duke u përpjekur të hajë patate të papërpunuara.
Kur e gjeti, vogëlushja nuk dukej aspak e shqetësuar, por përpiqej edhe më shumë të kafshonte një copë patate, edhe pse nuk po ia dilte dot. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/03/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































