LAJMI I FUNDIT:

Nëna i tha vajzës të parkonte veturën e fëmijëve – pesëvjeçarja bëhet shembull edhe për të rriturit

Nëna i tha vajzës të parkonte veturën e fëmijëve – pesëvjeçarja bëhet shembull edhe për të rriturit

Shannon Fitzgerald mahniti përdoruesit e TikTok me një video të vajzës së saj pesëvjeçare, Eryn Dorothy.

Domethënë, Shannon i ka kërkuar vajzës të parkojë veturën e saj rozë, por ajo nuk e ka pritur atë që ka bërë vajza, pra se si e ka parkuar automjetin.

Pesëvjeçarja befasoi nënën e saj duke parkuar veturën pas murit të shtëpisë si një profesioniste, duke habitur miliona njerëz që e panë videon brenda pak ditësh.

Që nga publikimi i saj, kjo video është parë më shumë se pesë milionë herë në TikTok dhe e vogla Eryn Dorothy u ka lënë përshtypje shumë njerëzve me aftësitë e saj në një moshë kaq të hershme.

“Ajo është vetëm pesë vjeçe, por tashmë vozit si një profesioniste e vërtetë”, “Ajo bën mbrapa më mirë se unë”, “Tani presim videon në të cilën ajo parkon paralelisht”, “A mund të më mësojë të ngas? duket se e di se çfarë po bën”, janë disa nga komentet poshtë videos. /Telegrafi/

@fitzfamilyOk 🔥♬ Back It up and Dump It (Dump Truck) – GC Eternal & Kinfolk Thugs & TYME BOMB