Alice Fisher ka realizuar krejt rastësisht një video të adhurueshme të djalit të saj Mylo. Irlandezja vendosi të zbulojë se çfarë bën djali duke e lënë vetëm dhe ajo që regjistroi preku zemrat e miliona njerëzve në TikTok.
Alice u largua për pak kohë nga dhoma ku ishte ulur me Mylan, më pas filloi të filmonte për të parë se çfarë do të bënte djali. Duke qenë se nëna e tij nuk ishte pranë tij, djali filloi të përqafohej pas mantelit të saj dhe dukej se kërkonte ngushëllim në veshjen që mbante erën e nënës së tij.
E gjithë skena e lezetshme preku përdoruesit e TikTok dhe videoja është parë më shumë se tre milionë herë që nga postimi i saj. Madje ky moment ka bërë të qajnë disa përdorues të këtij rrjeti të njohur.
“Shpresoj që ta përqafoni fort pas kësaj”, “Ja ku po qaj përsëri në videot e fëmijëve”, “Ai është shumë i lezetshëm, ai dëshiron vetëm nënën e tij”, “Edhe pse nuk mund të na thonë, foshnjat tregojnë dashuri në mënyrat më të bukura”, janë vetëm disa nga komentet pozitive. /Telegrafi/
@alicefisher26 Mamas boy 🥹 #toosweet #nysweetboy ♬ What Was I Made For – Andrea Vanzo