LAJMI I FUNDIT:

Nëna 23-vjeçare me 11 fëmijë dëshiron të ketë edhe 100 fëmijë të tjerë për të formuar ‘Familjen më të madhe në botë’

Nëna 23-vjeçare me 11 fëmijë dëshiron të ketë edhe 100 fëmijë të tjerë për të formuar ‘Familjen më të madhe në botë’

Emri i saj është Christina Ozturk, një 23-vjeçare, dhe deri më tani, ajo ka 11 fëmijë.

Lindjet në vijim, ajo dëshiron të jenë nga nëna surrogate gjatë 20 viteve të ardhshme apo më shumë. Ajo ka një burrë, Galip Ozturk, i cili dëshiron 100 fëmijë. Ata synojnë të bëhen familja më e madhe në botë.

Christina solli në jetë fëmijën e saj të parë edhe para se të takonte Galipin. Fëmijët e tjerë janë nga Galip, dhe aktualisht, ata jetojnë në Gjeorgji. Në këtë vend, lindja përmes nënës surrogate është e ligjshme.


Christina dhe Galip

A e dini se çfarë është lindja surrogate?

Epo, një vezë femërore dhe spermë mashkullore janë të lidhura së bashku dhe futen në trupin e një femre vullnetare, e cila merr para për të mbajtur fëmijën derisa të lindë.

Disa nga fëmijët e Christina kanë lindur në këtë mënyrë. Christina tha: “Për momentin, unë kam dhjetë fëmijë, duke shtuar Olivia, e cila mbërriti në fund të muajit të kaluar. Vetëm vajzën time të madhe Vika e kam lindur gjashtë vjet më parë. Fëmijët e tjerë janë gjenetikisht tonët nga burri im dhe unë, por u mbartën nga nënat surrogate”. Sipas prindërve, të gjithë fëmijët do të jetojnë me një familje që ka një hotel.

Christina vazhdoi: “Unë nuk e di se sa ata do të jenë përfundimisht, por ne sigurisht nuk planifikojmë të ndalemi në 10. Ne thjesht nuk jemi të gatshëm të flasim për numrin përfundimtar. Çdo gjë ka kohën e vet. Klinika në Batumi zgjedh nënat zëvendësuese për ne dhe merr përgjegjësinë e plotë për procesin. Ne nuk jemi njohur personalisht me nënat surrogate dhe nuk kemi kontakte të drejtpërdrejta me to në mënyrë që të shmangim problemet pas shtatzënisë. I gjithë komunikimi zhvillohet përmes klinikës, ne monitorojmë vetëm treguesit shëndetësorë”.

Shumë njerëz në të gjithë botën pyesin se si mund të kujdesen për kaq shumë fëmijë dhe t’u kushtojnë vëmendjen e duhur. Zgjidhja e vetme për këtë problem është nëse prindërit punësojnë shumë kujdestarë profesionistë të fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Një astrolog shpjegon dobësitë më të mëdha të shenjës së Gaforres

Një astrolog shpjegon dobësitë më të mëdha të shenjës së Gaforres

Kalo në kategori