Në Vjenë hapet ekspozita ''Maqedonia dhe Maqedonasit në Luftën e Parë Botërore''

Në Muzeun e luftës në Vjenë të Austrisë është hapur ekspozita ''Maqedonia dhe maqedonasit në Luftën e Parë Botërore'', e përgatitur nga Muzeu i luftës dhe Arkiva shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekspozita u hap nga ambasadorja e Maqedonisë në Vjenë, Vasilika Poposka-Trenevska, e cila theksoi se ekspozita prezantohet para publikut austriak në Ditën e arsimit, pra ditën e Kirilit dhe Metodit.
Zv. drejtori i Muzeut të Luftës në Vjenë, Christoph Hachek theksoi se gjatë kësaj lufte, 213 mijë maqedonas janë mobilizuar nga Serbia, Bullgaria, dhe Greqia për të luftuar për interesa dhe kauza të huaja./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































