Ilaz Aliu
Mosha e shtyrë është periudhë e mirë për të shijuar jetën tonë. Në atë moshë, njerëzit janë më të mençur, mendimet e njerëzve nuk duhet të na shqetësojnë, duhet të jemi shumë më të rehatshëm në lëkurën tonë, fëmijët tanë rriten dhe të fillojnë jetën e vet, e kemi lirinë për të bërë të gjitha gjërat që dëshirojmë t’i bëjmë.
Mund të përdorim mediet sociale si Twitter, Instagram, dhe Facebook; është kjo një mënyrë për të mbajtur kontakt me miqtë të rinj dhe të afërmit tanë, si dhe të jemi në hap me atë që ndodh në botë. Mund të dukemi të pashëm dhe mirë të veshur. Të jemi aktualë, të jemi në jetë.
Mirëpo, “moshizmi” apo diskriminimi në bazë të moshës mund të hetohet në çdo pore të jetës në Kosovë, në çdo fushë, në çdo hapësirë. Në teatër, në koncert, në mbrëmje letrare, ekspozitë arti, në mbrëmje ku ka muzikë live, në politikë, madje seniorët nuk mund t’i takosh në asnjë kafene ku mund të dëgjosh muzikë popullore të para 40 apo 50 vjetëve, në pallate sportive, nëpër kafene etj..
Më e tmerrshmja është në spitale apo në vizita mjekësore. Mund të dëgjoni mjekun duke thanë se nuk kemi si i ndihmojmë, se është plak, përkundër se i ka 50 apo 60 vjet apo edhe më pak. Çfarëdo manifestimi që bëhet (sidomos ato për argëtim), prezentë janë njerëzit e rinj të shkollës fillore, të mesme apo edhe studentë, por kurrsesi ndonjë moshë tjetër më e madhe se ata. E njëjta gjendje është nëpër parqe, rrugë, male apo edhe në det. Nuk “ekzistojnë” të moshuarit në Kosovë!
Të rinjtë mund të vërehen duke i paragjykuar ata me moshë tjetër, nëse seniorët janë prezentë në ambientin e tyre. Në kafene, kafeteri, bar etj.. Sot, në Kosovë, nuk mund të ketë vend për një 50 apo 60-vjeçar; e shikojnë me përbuzje dhe çudi. Pyeten pse është ai/ajo këtu prezent; shikojnë me plot dyshim dhe mundohen që mos të jenë më bashkë në të njëjtën hapësirë.
Përveç që shoqëria i ka pruar në këtë gjendje të izolimit, edhe vet të moshuarit kanë kontribuar në këtë gjendje me botëkuptimet e veta që kanë, duke iu nënshtruar diktaturës të opinionit, duke u pajtuar me pozitën e tyre diskriminuese në shoqëri dhe duke i pranuar paragjykimet e njerëzve për ata – si normale. Kështu, nuk ju ka mbetur asgjë tjetër përpos me u mbyll në shtëpi dhe me prit vdekjen, përkundër që janë të rinj. Është e pamëshirshme gjithashtu humbja e qetësisë, respektit, kujdesit dhe dashurisë në familje – edhe nga anëtarët e familjes.
Njerëzit e moshuar duhet të vlerësohen si pasuri. Zërat e tyre të dëgjohen dhe të mbështeten për të gëzuar jetë të plotë dhe pozitive në mjediset e familjes, dhe t’i mbajnë ata si anëtarë me vlerë të shoqërisë. Në të vërtetë, të moshuarit duhet konsideruar si bartës të diturisë, traditës dhe mençurisë. Mosha e vjetër të konsiderohet pasuri, jo detyrim.
Në tërësi, publiku në Kosovë i sheh njerëzit mbi moshën 40-vjeçare si njerëz të harxhuar në shoqëri, e jo si një pasuri. Njerëzit e moshuar kryesisht shihen si një pako e problemeve dhe si nevojë për t’ju shërbyer. Pikat e forta, shkathtësitë dhe njohuritë e tyre nuk shfrytëzohen apo vlerësohen nga shoqëria e përulur nga kulti i të rinjve.
Si mund të krijojmë një shoqëri ku ka më pak stereotipa të njerëzve të moshuar, më shumë kontakte në mes gjeneratave dhe më shumë mundësi për të parë njerëzit e moshuar si pasuri? Si të sigurohemi që të moshuarit mos te përjashtohen, sepse nuk kanë mjaft para?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje