Në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tetovës, prej nesër deri më 19 gusht të vitit 2016 do të zhvillohet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2016/2017, transmeton Telegrafi Maqedni.
Sipas konkursit këtë vit akademik Universiteti i Tetovës do të regjistrojë mbi 5.000 studentë të rinj. Të drejtë regjistrimi për studimet e ciklit të parë kanë kandidatët që e kanë kryer maturën shtetërore, ose maturën ndërkombëtare, si dhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar të cilët e kanë kryer maturën shkollore ose provimin përfundimtar. Nëse në afatin e parë nuk paraqitet numër i mjaftueshëm i kandidatëve që i plotësojnë kushtet sipas pikës paraprake, të drejtë për regjistrim kanë edhe kandidatët të cilët e kanë kaluar maturën shkollore, ose provim përfundimtar, në shkollimin e mesëm të caktuar në shkollat e mesme të verifikuara me akt të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu, të drejtë regjistrimi në ciklin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar të cilët nuk e kanë kryer maturën shtetërore, respektivisht, e kanë përfunduar shkollimin e mesëm katërvjeçar para vitit akademik 2007/08, qëndron në kumtesën e USHT.
Mënyra e seleksionimit të kandidatëve do të kryhet varësisht nga lloji i programeve studimore në të cilat konkurrojnë ata, edhe atë: a) programe studimore ku seleksionimi i kandidatëve do të kryhet në bazë të suksesit nga arsimi i mesëm; b) programe studimore ku seleksionimi do të kryhet në bazë të suksesit nga arsimi i mesëm dhe me kontrollim të njohurive të kandidatëve. Kjo ka të bëjë me programet studimore me specifika të veçanta; c) programe studimore ku mësimi mbahet në gjuhën angleze, ku seleksionimi do të kryhet nga suksesi i shkollimit të mesëm dhe rezultati nga intervistimi nga komisioni përkatës. Kriter bazë për seleksionimin e kandidatëve për regjistrim të studimeve deridiplomike është suksesi i arritur në arsimin e mesëm, vlerësimi i suksesit të studentëve shprehet me pikë.
Po ashtu, Universiteti i Tetovës, shtohet në kumtesë ka shpallur konkurs edhe për regjistrimin e studentëve të rinj, në ciklin e parë të studimeve në kuadër të projektit qeveritar 30/35, për vitin akademik 2016/2017.
Të drejtë regjistrimi në studimet e ciklit të parë në kuadër të këtij projekti kanë kandidatët e moshës mbi 30 vjeçare për femra dhe 35 vjet për meshkuj. Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme për regjistrim dhe janë në marrëdhënie pune, ose kandidatët të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk janë në gjendje që të regjistrohen si studentë të rregullt, si dhe kandidatë të cilët janë të papunë por të paraqitur në Agjencinë për punësim.
Të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës duhet t’i kenë të rregulluara dokumentet për aplikim dhe regjistrim, si: Fletëparaqitje (merret në hapësirat e Universitetit); Dëftesat origjinale nga shkollimi i mesëm; Diplomë për kryerjen e shkollës së mesme; Certifikatë nga libri amzë i të lindurve; Certifikatë për nënshtetësi; Vërtetim për pagesat e: 1050 denarë në xhirollogarinë e Universitetit, në emër të taksave administrative dhe 600 denarë mjete plotësuese për secilën lëndë në të cilat kandidatët do t’u nënshtrohen provimeve pranuese, të theksuar në Listën shtesë-1, të programit studimor përkatës, ku është paraparë provimi pranues, në emër të Komisionit për verifikimin e njohurive dhe aftësive dhe intervistimit (për programet në gjuhën angleze). Ndërsa kandidatët që aplikojnë në programet ku mundësohen studime me korrespodencë, krahas dokumentacionit të caktuar më lartë, duhet të dorëzojnë dokumentet përkatëse për arsyetimin e këtij statusi sipas kritereve të përcaktuara në këtë konkurs. Për më shumë informacione dhe detaje rreth konkursit të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të Universitetit të Tetovës: www.unite.edu.mk, njofton Zyra për informim e USHT./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Protesta e PD, Berisha: Jemi e vetmja forcë politike që do të rrëzojë dy diktatura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/900-0-1739035479xpd-protesta-bruto-fjalime-0001-frame-25965-972-e1739036024383-380x233.jpg)
Protesta e PD, Berisha: Jemi e vetmja forcë politike që do të rrëzojë dy diktatura
![Gjorgjievski: Nëse kandidoj për kryetar të Qytetit të Shkupit pres fitore që në raundin e parë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/09/gjorgjievski-380x233.png)
Gjorgjievski: Nëse kandidoj për kryetar të Qytetit të Shkupit pres fitore që në raundin e parë
![Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bedri-hamza-380x233.jpg)
Bedri Hamza: Faleminderit nga ky shesh i madh dhe nga kjo festë e madhe e demokracisë
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739028772-e1739029800931-780x439.jpg)
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe
![KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-1-780x439.jpg)
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 50.91 për qind e votuesve në diasporë
![Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351713_1181478880010125_3655643410340807582_n-780x439.jpg)
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476605195_18479043295065282_6030213197483911031_n-e1739031728662-780x439.jpg)
Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Jam i nderuar, Ibrahim Rugova mbetet heroi im politik
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti