LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë u mbajt tubim në mbështetje të popullit palestinez

Në Tetovë u mbajt tubim në mbështetje të popullit palestinez

Qindra qytetarë janë mbledhur sot në sheshin e qytetit në Tetovë për të shprehur mbështetjen e tyre për popullin palestinez dhe për të kërkuar ndalimin e sulmeve të armatosura në Rripin e Gazës.

Qytetarët mbanin pankarta me mbishkrime për të ndaluar vrasjen e fëmijëve, për të ndaluar bombardimet dhe gjenocidin në Gaza.

“Jemi këtu për të kundërshtuar narrativën aktuale ku viktimat palestineze kanë më pak vlerë se viktimat izraelite. Jemi këtu për të ndarë me familjet e viktimave një pjesë të pikëllimit që ata ndjejnë. Ne jemi këtu për foshnjat, fëmijët, gratë dhe viktimat e tjera, që në sytë e shumë politikanëve janë dëm kolateral për zgjidhjen e një konflikti të vjetër”.


“Jemi këtu për të treguar se jemi në anën e drejtësisë dhe në anën e duhur të historisë, sepse askush nuk ka mëshirë për historinë e kriminelëve agresivë”, tha Jeton Xheladini në fjalimin e tij para të pranishmëve, në emër të iniciativës civile që organizoi tubimin.

Ai lexoi edhe disa mesazhe për disa palë në lidhje me luftimet në mes Palestinës dhe Izraelit.

Ndryshe, ditë më parë edhe në Shkup u mbajt tubim në mbështetje të Palestinës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori