Ashtu siç ishte paralajmëruar, prej sot Sindikata e pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot fillon grevë në të gjitha institucionet e nivelit kombëtar në kopshte dhe në shkollat fillore dhe të mesme. Greva mbahet edhe në komunën e Tetovës. Mësimdhënësit janë paraqitur në shkollë që prej mëngjesit, por nuk mbajnë mësim. Kështu ishte edhe në shkollën e mesme të Mjekësisë. Nxënësit kishin ardhur në mëngjes por nuk kanë mbajtur mësim. Nga sindikata e kësaj shkolle thonë se greva shkon sipas parashikimeve.
“Greva ka filluar që në mëngjes dhe grevës i janë bashkuar edhe ata që nuk janë pjesë e sindikatës. Diku rreth 90 për qind e stafit që janë anëtarë të sindikatës tashmë janë në grevë”, tha Efraim Sejdiu, kryetar i sindikatës në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë.
Në ndërkohë në çerdhen Rinia në Tetovë, fëmijët pranohen dhe për ata kujdesen edukatorët që janë me kontratë në vepër. Elizabeta Jovanovska, nga sindikata e çerdhes Rinia në Tetovë thotë se fëmijët nuk janë lënë pa përkujdesje. Greva rrjedhë pa probleme, të gjithë që janë të punësuar janë në grevë, fëmijët janë të përkujdesur nga ana e edukatoreve që i zëvendësojnë ata që janë në grevë. Këta edukatore që zëvendësojnë koleget e tyre janë siguruar nga komuna dhe nga ana e sindikatës. Fëmijët nuk janë në një hapësirë por ata janë të ndarë sipas moshës.
Zorica Nastovska, ushtrues e detyrës drejtoreshë e Çerdhes Rinia, thotë se të gjithë punëtorët që janë pjesë e sindikatës janë në grevë.
“Të gjithë fëmijët janë të përkujdesur, asnjë fëmijë nuk është kthyer dhe për ata kujdesen edukatore që janë me kontratë në vepër që janë dërguar nga ana e komunës së Tetovës. Ata që janë në grevë janë në vendet e punës por nuk punojnë dhe me fëmijët tash kujdesen zëvendëset e tyre. Nuk ka problem se sa do të zgjasë grevë janë siguruar punëtore si zëvendësuese”, tha ajo.
Nga Sindikata e SASHK-ut në Tetovë, thonë se nuk janë regjistruar presione ndaj arsimtarëve dhe se greva zhvillohet pa probleme. Greva do të vazhdojë deri në arritjen e marrëveshjes.
“Regjioni i Tetovës është në grevë, mund të them se 100 për qind ka hyrë në grevë, pa presione dhe pa kërcënime. Kemi përkrahje nga të gjithë, nga mediat, nga prindërit, nga komuna e Tetovës e cila nuk bën asnjë presion. Që në mëngjes kur kanë ardhur fëmijët, atyre u është sqaruar se për çka bëhet fjalë, kurse më pas fëmijët janë larguar nga shkollat, kurse mësimdhënësit kanë qëndruar në hapësirën për grevë. Greva rrjedh pa asnjë problem, ndoshta mund të ketë ndonjë presion por janë raste të izoluara”, tha Zoran Gerkovski, nga sindikata e arsimit në Tetovë./Koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRohde: Gjermania ndalon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Kosova përballë varfërisë dhe migrimit, ekspertët kërkojnë reforma sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian