Në Spitalin “Sheik Zayed”, në repartin e Pediatrisë është promovuar iniciativa “Hapësira që Buzëqeshin me Fëmijët”.

Kjo iniciativë është cilësuar si një hap konkret drejt krijimit të një ambienti më të ngrohtë dhe më miqësor për fëmijët, shkruan Telegrafi.


Kryetari i kësaj komune ka thënë se kjo iniciativë është realizuar nga gratë e Vushtrrisë në kuadër të projektit “Diaspora për Gratë në Politikë”.

“Kjo iniciativë u realizua nga gratë e Vushtrrisë në kuadër të projektit “Diaspora për Gratë në Politikë”, zbatuar nga GERMIN me mbështetje nga NED, ndërsa investimi u bë së bashku nga Komuna e Vushtrrisë dhe GERMIN”, ka thënë Idrizi.

Ai është shprehur se vazhdojnë të mbështesin nisma që sjellin ndryshim dhe kujdes për më të vegjlit. /Telegrafi/