Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e organizatës “Qëndresa Kosovare”, Islam Cakaj dhe drejtorin e shoqatës “HANDIKOS”, Arsim Haziri, vendosen gurë themelin e fillimit të punimeve për ndërtimin e objektit për personat me nevoja të veçanta në Skenderaj.
Kryetari Jashari, u shpreh shumë i lumtur për fillimin e këtij projekti, pasi që sipas tij nga paslufta kategoria e personave me nevoja të veçanta, nuk është trajtuar në mënyrë të duhur nga institucionet.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot po inaugurojmë fillimin e ndërtimit të objektit për personat me nevoja të veçanta në komunën tonë, të cilët që nga paslufta kanë qëndruar në ambiente me kushte të rënda, pa përkujdesje dhe pa trajtim dinjitoz dhe pa punësim të tyre. Ky objekt që sot filluam ta ndërtojmë do të jetë një objekt modern dhe shembull edhe për komunat tjera, pasi që do të jetë i kompletuar me të gjitha kushtet e nevojshme duke përfshirë trajtimin dhe rehabilitimin e tyre”, tha Jashari.
Jashari, duke falënderuar organizatën “Qëndresa Kosovare”, për bashkëpunimin e shkëlqyer ndau mirënjohje për këtë organizatë, ku tutje theksoi se me organizatën “Qendra Kosovare për Vetë- Përkrahje” janë duke realizuar edhe projektin për punësimin e personave të kësaj kategorie.
“Krahas ndërtimit të kësaj qendre, si qeverisje komunale bashkë me Bashkimin Evropian dhe organizatën “Qendra Kosovare për Vetë- Përkrahje”, jemi duke realizuar projektin për punësimin e personave me nevoja të veçanta dhe integrimin e tyre në tregun e punës. Në fund me lejoni që për ndërtimin e kësaj qendre të falënderoj donatorin nga shteti i Katarit dhe organizatën “Qëndresa Kosovare”, me kryetar Islam Cakaj, të cilit sot dua t’i ndaj një mirënjohje”, tha ai.
Kurse drejtori i kësaj organizate, Islam Cakaj, u shpreh mirënjohës ndaj Kryetarit Jashari, për angazhimin e tij të madh për jetësimin e këtij projekti.
“Shfrytëzoj rastin që të falënderoj Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, për angazhimin e tij dhe mundin që ka dhënë në përgatitjen e këtij projekti”, tha Cakaj.
Në anën tjetër, drejtuesi i shoqatës “HANDIKOS”, në Skenderaj, Arsim Haziri, u shpreh jashtëzakonisht i lumtur me fillimin e këtij projekti, duke deklaruar se për herë të parë në këtë komunë, Kryetari Jashari, ka punuar për personat me nevoja te veçant
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje
Kaluan ilegalisht kufirin në Zubin Potok – policia arreston dy persona, u gjeti radiolidhje dhe thikë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit
Kader Kicaj pjesë e kinematografisë evropiane?
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë
Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur
Xhuli Nura zbulon lidhjen e re: Djaloshi nga Zvicra është më i ri se ajo
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit