LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri do të rinumërohen rreth 500 kuti votimi të 25 prillit

Në Shqipëri do të rinumërohen rreth 500 kuti votimi të 25 prillit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të rinumërojë rreth 500 kuti votimi të zgjedhjeve të 25 prillit.

Në seancën e sotme publike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi projektudhëzimin për përcaktimin e procedurave të këqyrjes paszgjedhore të fletëve të votimit dhe materialeve zgjedhore.

Procesi i këqyrjes paszgjedhore konsiston në hapjen e kutive të materialeve zgjedhore dhe kutive të votimit, si dhe në monitorimin dhe vlerësimin e funksionimit të pajisjeve të teknologjisë se informacionit të përdorura në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.


Qëllimi i këtij procesi është të verifikojë rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë administrimit të procesit dhe vlerësimit e numërimit të votave.

Komisioneri shqyrtoi gjithashtu rezultatet e Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues Ervis Harun Beu, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor-Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), qarku Durrës dhe subjektin vetë deklarues Ido Muharrem Pashaj, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor-Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), qarku Fier, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Komisioneri vendosi të deklarojë të përfunduar procedurën administrative pa vendim përfundimtar për kandidatët Pashaj dhe Beu, kandidatë për deputet në zgjedhjet e datës 25 prill 2021, pasi vlerësohet se ka humbur objekti dhe qëllimi i verifikimit të thelluar.

KSHZ vendosi shtyrjen e seancës dhe vijimin e hetimit administrative për kallëzimin e bërë nga organizata Qëndresa Qytetare për shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Rregullator, në lidhje me zhvillimin e fushatës elektorale në ambientet e bibliotekës “Misto Treska”, Tiranë.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori