LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri miratohet doza e tretë e vaksinimit anti-COVID-19 për personat mbi moshën 60-vjeçare 

Në Shqipëri miratohet doza e tretë e vaksinimit anti-COVID-19 për personat mbi moshën 60-vjeçare 

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot vaksinimin me dozë të tretë të personave mbi moshën 60 vjeç.

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli tha se Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit sugjeron që në këtë situatë do të vijojë të mbetet prioritet mbulimi i popullsisë me dozën e parë e të dytë të vaksinës për ata që nuk e kanë bërë.

“Njëkohësisht Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit vendosi që personat të cilat janë mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë vaksinës, jo më herët se 6 muaj pasi kanë bërë dozën e dytë sipas udhëzimeve që jep Instituti i Shëndetit Publik duke filluar nga data 1 nëntor i këtij viti”, – theksoi Rakacolli.


Zv.ministrja Rakacolli u shpreh se “fëmijët që janë mbi 16 vjeç do të ftohen për t’u vaksinuar me lejen e prindërve me rekomandimin e mjekut të familjes dhe mjekut pediatër dhe ISHP-së”.

“Do të ftojmë për të vaksinuar edhe fëmijët që janë 12-15 vjeç dhe paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit, në bazë të rekomandimit të mjekut pediatër, në bashkëpunim edhe me ISHP-në”, nënvizoi Rakacolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Kalo në kategori