LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri dyfishohen votuesit nga jashtë, Celibashi: Vota e tyre do të ndikojë rezultatin

Në Shqipëri dyfishohen votuesit nga jashtë, Celibashi: Vota e tyre do të ndikojë rezultatin

Në Shqipëri, regjistrimi i votuesve nga jashtë vendit, një proces që kryhet për herë të parë, ka shkuar sa dyfishi i parashikimeve, ndërsa KQZ-ja i kërkoi qeverisë që të shtojë buxhetin mbi shërbimet postare për shpërndarjen e fletëve të votimit.

Për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit janë regjistruar deri tani 51 subjekte politike, që duhet të dorëzojnë brenda 10 ditësh listat e kandidatëve për deputetë. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka kërkuar mirëkuptim partive politike, që KQZ-ja të ndihmojë për disa ditë gjatë ri-aplikimit edhe 42 mijë shqiptarë, që u është refuzuar kërkesa e parë për votim.

Deri sot, një ditë para skadimit të afatit mbi kërkesat nga diaspora, që shqiptarët të votojnë nga jashtë vendit në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, numri i refuzimeve prej mungesave në dokumenta është sa një e pesta e pranimeve.


Megjithatë kërkesat e miratuara deri tani janë më shumë se sa dyfishi i parashikimit më optimist të fillimit, dhe nevojitet tashmë edhe dyfishimi i buxhetit për të postuar fletët e votimit drejt çdo adrese votuesi, një shtesë që shpresohet se do të dalë brenda kësaj jave.

“Nuk ka asnjë hezitim nga ministria e Financës, nga qeveria, për ta mbështetur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket këtij aspekti. Besoj që do të qëndrojmë tek një llogari, që merr në konsideratë nurmin prej 250 mijë votuesish nga jashtë”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Duke filluar nga 11 janari, kur nisi procesi, kërkesat për regjistrim nga jashtë vendit janë mbi 273 mijë, nga këto janë miratuar mbi 220 mijë, dhe janë refuzuar mbi 42 mijë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se më 9 mars del lista e votuesve nga jashtë vendit, ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e partive politike që gjatë kësaj kohe të bëhet gjithçka nga KQZ-ja që të ulet sa më shumë numri i kërkesave të refuzuara, duke i ndihmuar qytetarët nga jashtë në procesin e riaplikimit.

“Nëse ne ia dalim që këtë numër prej 42 mijë zgjedhësish t’i trajtojmë, nëse do të kenë interes për të aplikuar, në mënyrë individuale, sikurse kemi disa ditë që po e bëjmë këtë, besoj se do të ishte me dobi. Por edhe për këtë duhet konsensusi i forcave politike, sidomos i dy partive kryesore politike”, tha zoti Celibashi.

As këtë radhë votimi dhe numërimi elektronik nuk do të ketë ndonjë përhapje të gjerë, përveç dy qendrave për qëllime studimi, si njësia 10 e bashkisë së Tiranës dhe në bashkinë e Vorës.

Sot skadon afati për regjistrimin e koalicioneve politike, ndërsa në zgjedhje janë regjistruar të garojnë 51 subjekte politike, dhe po shqyrtohen edhe dy kërkesa të tjera, ndërsa për listat me emrat e kandidatëve afati i fundit është 12 marsi. Zoti Celibashi thotë se votat nga jashtë mund të ndikojnë mbi një numër të konsiderueshëm, deri në një të pestën e mandateve në Kuvend.

“Janë numrat shumë të mëdhenj ato të votuesve nga jashtë dhe si të tillë besoj që do të kenë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve me siguri. Matematikisht janë 23- 25 mandate që mund të ndikohen prej votave nga jashtë”, thotë zoti Celibashi.

Operatorë të njohur ndërkombëtarë të postave kanë përfaqësi në Shqipëri dhe ata do të ftohen për të shqyrtuar ofertat, ndërsa posta shqiptare është përpjashtuar me ligj nga këto procedura. Atyre do t’u kërkohet që fleta e votimit të mbërrijë sa më shpejt dhe personalisht në dorën e çdo votuesi të regjistruar dhe me një çmim sa më të ulët.

Ndërkohë subjektet kryesore politike kanë nisur tubime me mbështetësit e tyre brenda dhe jashtë vendit për të zgjedhur më 11 maj nëse socialistët do të kenë një mandat të katërt në qeverisje, dhe nëse demokratët do ta arrijë rotacionin pas më shumë se një dekade në opozitë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori