Mobilizimi i ndërgjegjes publike dhe sigurimi i mbështetjes për të drejtat dhe përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta është qëllimi kryesor i fushatës ''Buhu i drejtë. Për fëmijëri pa pengesa'' që do të prezantohet sot në Muzeun e arteve bashkëkohore në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fushata do të prezantohet nga ministri për punë dhe politika sociale, Ibrahim Ibrahimi, udhëheqësi i departamentit për bashkëpunim pranë delegacionit të BE-së, Nikolla Bertolini, si edhe zv. kryetarja e UNICEF-it, Elsper Ericson.


Sipas AIM-së, fushata zbatohet si pjesë e projektit rajonal ''Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe përparimi i përfshirjes sociale të fëmijëve me nevoja të veçanta në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi''.

Projekti në fjalë financohet nga BE-ja dhe bashkëfinancohet nga UNICEF-i./Telegrafi/