Në Shkup prezantohen nënprogramet e 'Evropa Krijuese'

Ministria e kulturës dhe Agjencia e Filmit organizojnë sot prezantimin e dy nënprogrameve të ''Evropa Krijuese'', ''Kultura'' dhe ''Media'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti mbahet në Qendrën për dizajn dhe inovacion 'Dhoma publike - Shkup'. Pjesëmarrës në aktivitet do të jenë përfaqësues të Zyrës së Evropa Krijuese-Kultura nga Mbretëria Holandeze, përfaqësues të Media nga Bullgaria, si edhe pjesëmarrës nga Universiteti i Plovdivit.
Në aktivitet do të prezantohet përvoja holandeze me nënprogramet e lartëpërmendura. Me këtë rast do të mbahet edhe një diskutim me temë ''Evropa Krijuese Media - Mundësi dhe sfida''./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































