Diku në Sarajevë është vendosur një kuti interesante, me të cilën kalimtarët mund të votojnë për dy personalitete.

Por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për politikanë, por për këngëtarë - Dino Merlin ose Halid Beshliq.


Por nuk është një kuti e zakonshme.

Dhe çfarë është më interesante, ju duhet të “votoni” duke futur një “bisht cigareje” në njërën nga dy pjesët e ndara.

Me këtë, dikush ka tentuar me gjasë të ruaj mjedisin, për të shmangur mundësinë që ato të hidhen kudo në tokë.

Kjo ide ka shkaktuar reagimin e fansave të këtyre dy këngëtareve.

“Sinqerisht, pyetje e vështirë”, “Uh, kjo është një dilemë e vërtetë”, “Secili është më i miri në zhanrin e tij, ndaj votoj për të dyja”, ishin disa nga komentet. /Telegrafi/