Në takimin e Ministrave të Punëvë të Jashtme të shteteve anëtare të Procesit të Berlinit, përkundër insitimit të Serbisë, flamuri i Republikës së Kosovës qëndroi si “mirëseardhje” për ministrin e ri serb, i cili duhet të mësohet dhe adaptohet me simbolet e shtetit të Kosovës.
Në këtë takim virtual, Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, në fjalimin e saj, qysh në fillim ua bëri me dije homologëve se Serbia nuk mundet dhe nuk duhet lejuar që të sabotojë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore në rajon.
Duke falënderuar bashkëkryesuesit nga Bullgaria dhe Maqedonia Veriore për organizimin e Samitit të Sofjes, Ministrja Haradinaj-Stublla theksoi nevojën e diskutimit të sinqertë të sfidave reale që pengojnë rajonin në integrimin përmbajtësor drejt strukturave evropiane, dhe ato që pengojnë raportet dhe trajtimin simetrik të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Ministrja foli edhe për Gjykatën Speciale dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për krimet e kryera në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe dhe ende të pandëshkuara nga Serbia, si dhe zhvillimet tjera me rëndësi për Kosovën dhe rajonin.
“Kosova nuk mund të sillet sikur nuk po ndodh asgjë me të dhe rreth saj”, tha shefja e diplomacisë kosovare, duke vënë theksin tek zhvillimet e fundit të Gjykatës Speciale.
“Gjatë luftës së fundit, Kosova ka qenë viktima dhe Serbia agresori – dhe asnjë pretendim NUK mund ta ndryshojë këtë raport asimetrik, të njohur tanimë ndërkombëtarisht. Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e drejtë e vetëmbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e pastër, fisnike, dhe e drejtë – kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit, dhe do të vazhdojë fuqishëm të dëshmojë dhe vulosë përfundimisht pastërtinë e saj”.
Haradinaj-Stublla, në këtë kontekst, kërkoi drejtësi ndërkombëtare për krimet ende të pandëshkuara të Serbisë në Kosovë. Ajo vuri paralele tek Serbia – e cila ende nuk ka kërkuar falje, ende nuk ka pranuar krimet, dhe ende nuk ka heqë dorë nga mosndëshkueshmëria – si politikë shtetërore – vazhdimësi e trashëgimisë kriminale të Millosheviqit.
Ministrja përmendi rastin skandaloz të kriminelit Rajko Kozllinës, i cili ka vazhduar të jetë anëtar ushtrisë serbe edhepse i dënuar për krime lufte për masakrën e Tërnjës, dhe i cili ende vazhdon të mbrohet nga aparati shtetëror serb duke e lejuar t’i ikë vuajtjes së dënimit.
Duke folur për Procesin e Berlinit, ministrja Haradinaj-Stublla tha se progresi nga implementimi i arritjeve – që mban vulën e Kancelares Merkel – është i rëndësishëm, porse Kosova nuk do të lejojë trajtim të pabarabartë brenda formatit të bashkëpunimit rajonal.
Mospranimi i realitetit politik e ligjor i Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, mospërmbushja e obligimeve të dala nga zotimet e mëhershme të Procesit të Berlinit nga Serbia, si dhe të atyre që ndërlidhen me marrëveshjet e Brukselit, e mbajnë peng bashkëpunimin e plotë rajonal.
Para se të synohet lëvizja e lirë e qytetarëve, mallërave, dhe kapitalit, Ministrja Haradinaj-Stublla tha se kërkohet që Serbia të zbatojë plotësisht dhe efektivisht marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, t’i njoh dokumentet e Kosovës, targat RKS, dhe të mundësojë lëvizjen e papenguar të qytetarëve të Kosovës përmes zbatimit të obligimeve për funksionalizim të 4 pikëkalimeve kufitare Kosovë-Serbi, sipas marrëveshjes për IBM.
Duke përmendur edhe shkeljet që Serbia në vazhdimësi i bën duke keqpërdorur Interpolin për të lëshuar fletarreste ndërkombëtare me akuza të fabrikuara kunder shtetasve të Kosovës, Kryediplomatja Haradinaj-Stublla kërkoi nga bashkë-kryesuesit të respektohen dy Deklaratat e Përbashkëta të Samitit të Londrës 2018, mbi personat e pagjetur dhe krimet e luftës, dhe të përfshihen të plota në konkluzionet e Samitit të Sofjes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: VLEN-i nuk ka as autonomi politike, as integritet e as legjitimitet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

VLEN: BDI e ndryshoi ligjin për personat që janë në “listën e zezë” të mos kenë funksione shtetërore

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi