Gjykata Themelore në Prishtinë, në rigjykim e ka dënuar me 35 vjet burgim Izet Godenin, për vrasjen e bashkëshortes me sëpatë.
Aktgjykimi ndaj Godenit u shpall të mërkurën nga gjykatësi Naser Foniqi, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ky aktgjykim u shpall në mungesë të të akuzuarit, edhe pse zyrtarët policorë thanë se i akuzuari gjendet në Pallat.
Në dënimin me burgim, të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Godeni mbetet në paraburgim deri në plotfuqishmëri të vendimit.
Pala e dëmtuar u referua në kontest civil për kompensim dëmi.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar me 25 vite burgim Godenin për shkak të veprës penale vrasje e rëndë.
Por, Gjykata e Apelit më 26 shtator 2023 e kishte kthyer çështjen në rigjykim me arsyetimin se vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është i përfshirë në shkelje esenciale të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Konkretisht, në vendimin e Apelit thuhet se mbrojtësja e të akuzuarit Godeni, avokatja Myrvete Hasahni nuk ka qenë e pajtimit për pranimin e veprës penale nga i akuzuari dhe se klienti i saj nuk është konsultuar mjaftueshëm lidhur me pranimin e fajësisë. Andaj, sipas Apelit pranimi i fajësisë nga i akuzuari Godeni është bërë jashtë normave ligjore dhe se nuk është mbështetur në të gjitha faktet dhe çështjet që përmban aktakuza.
Sipas aktakuzës, thuhet se më 25 nëntor 2022 rreth orës 4:00, në mënyrë mizore Izet Godeni me sëpatë kishte privuar nga jeta bashkëshorten e tij S.G.
Andaj, me këto veprime Izet Godeni ngarkohej për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga nenin 173 paragrafi 1 pika 1.3 dhe 1.4 e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë