Në Federatën e Futbollit të Kosovës vazhdojnë të jenë të kujdesshëm, ndonëse pengesën më të madhe e kanë kaluar. I pari i FFK-së, Fadil Vokrri, të hënën ka thënë se në organizatën që drejton janë të kujdesshëm para vendimit për pranim në FIFA që do ta marrë të premten Kongresi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.
Vokrri maksimalisht i kujdesshëm, shprehej edhe javën e kaluar, para vendimit historik që u mor më 3 maj në Budapest, kur Kosova u pranua në Konfederatën Evropiane të Futbollit (UEFA). Vendimin e mori Kongresi i UEFA-s.
Tani në radhë është pranimi në FIFA. Nëse vendimi është pozitiv, atëherë vlerësohet se përfundon procesi i ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar dhe i sportit kosovar në përgjithësi, shkruan Koha Ditore.
Kërkesa e Kosovës për pranim në FIFA shumë më herët është përfshirë në agjendën e Kongresit, me opsionin që të hiqet prej saj në rast se vendimi për pranim në UEFA do të ishte negativ. Por, me pranim në UEFA, konfederatën gjegjëse, vlerësohet se nuk ka pengesa të pakalueshme për pranim të Kosovës në FIFA.
Insidethegames ka njoftuar se 25 anëtarët e Këshillit të FIFA-s do të vendosin nëse aplikacioni i Kosovës për t’u bërë anëtare e FIFA-s do të procedohet për Kongres. Por, kjo pritet të jetë vetëm një formalitet. Këshilli është organ i ri i FIFA-s që e zëvendëson Komitetin Ekzekutiv. Udhëhiqet nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, që qysh javën e kaluar la të kuptohet se kërkesa e Kosovës do të jetë në rend të ditës në Kongres.
Që Kosova të pranohet në FIFA duhet që kërkesa e saj të marrë shumicën e thjeshtë të anëtarëve prezentë. FIFA aktualisht i ka 209 vende anëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë