Shërbimi emergjent i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njoftoi se më 17.09.2016, në vendin e tij të punës është sulmuar fizikisht specialisti i mjekësisë emergjente S.B, nga një familjar i një pacienti.
Rasti menjëherë është proceduar tek Policia e Kosovës e cila në bashkëpunim me organet tjera kompetente po merret me rastin në fjalë.
“Për rastin në fjalë, drejtori i shërbimi emergjent ka njoftuar edhe drejtorinë e përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, duke shpjeguar se janë duke u grumbulluar të gjitha faktet për këtë rast. Stafi i Shërbimit Emergjent në QKUK, kërkon nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin të vërtetën në lidhje me rastin dhe të ofrohet siguri maksimale në punë në mënyrë që të kryejnë punën e tyre pa presione dhe frikë nga familjarët e frustruar që janë jashtë vetvetes duke menduar se mjekët janë fajtor për atë çka ju ka ndodhur atyre”, thuhet në reagimin e QKUK-së.
Ky nuk është rasti i parë i sulmit ndaj mantelbardhëve të Qendrës Emergjente, meqë aty trajtohen pacientë me sëmundje të rënda, përfshirë rastet e varura nga alkooli, droga, por edhe rastet të tjera të të lënduarve me armë zjarri dhe aksidente të ndryshme, ku fyerjet, presionet dhe sulmet fizike ndaj stafit kanë qenë evidente.
“Stafi i Shërbimit Emergjent kërkon nga gjithë familjarët e pacientëve të mos pengojnë punën e tyre, por të lejojnë që punën ta kryejnë pa presione ngase puna e profesionistit shëndetësor është mjaftë e ndjeshme dhe kërkon intervenim të shpejtë. Mbesim me shpresë se organet e rendit dhe ato të drejtësisë do të kryejnë punën e tyre dhe stafi të ketë siguri gjatë kryerjes së shërbimeve mjekësore”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij