LAJMI I FUNDIT:

Në Prizren, bizneset shfaqin vullnet të bashkëpunojnë për interesat e tyre

Në Prizren, bizneset shfaqin vullnet të bashkëpunojnë për interesat e tyre

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në vazhdën e aktiviteteve të saj “Kafja e mëngjesit me bizneset”, sot ishte e pranishme në Regjionin e Prizrenit, ku qëllim kryesor i këtij organizimi ishte që për së afërmi të bashkëbisedojnë me bizneset dhe të prezantojnë propozimet që OAK-u ka përgatitur për Qeverinë e re.

Kryetari i Bordit, Skënder Krasniqi shpalosi para të pranishmëve disa nga problemet më të mëdha me të cilat po përballen bizneset që OAK-u i ka evidentuar nga takimet e vazhdueshme me ta, e për të cilat ka përgatitur edhe propozimet se si të arrihet tek zgjidhja.

Krasniqi theksoi se për këtë OAK përveç që ka organizuar konferencë për media, i ka dërguar tek të gjitha partitë politike, në mënyrë që këto propozime të përfshihen në programet e tyre. Andaj, qëllimi i këtij takimi është që të diskutojnë së bashku këto kërkesa dhe të evidentojë për të tjera çështje eventuale.


Disa prej çështjeve më kryesore që preokupojnë bizneset e këtij regjioni e që u theksuan në këtë takim ishin: mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, duke theksuar që është shumë e rëndësishme që shkollat profesionale dhe mësimi dual të praktikohen në mënyrë që të kemi kuadro profesionale, kompletimi i zonës industriale në Prizren e cila nuk është funksionale, fondi zhvillimor për bizneset, transformimi i ATK-së, problemet e sektorit të transportit, alokimi i investimeve, funksionalizimi i gjykatës ekonomike, mungesa e Ligjit për sigurime shëndetësore etj.

Bizneset përshëndetën iniciativën e Odës për këtë organizim dhe theksuan që është shumë e rëndësishme që të ndërtohet një partneritet i shëndoshë mes institucioneve publike dhe komunitetit të biznesit, në mënyrë që së bashku të arrijnë në tejkalimin e barrierave të cilat paraqiten gjatë operimit të tyre.

Anëtari i Bordit, Hysni Zogaj falënderoi të pranishmit për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e tyre duke shtuar që OAK-u me përkushtim maksimal do të trajtojë të gjitha kërkesat e bizneseve.

Gjithashtu, nikoqiri i këtij aktiviteti, njëherësh edhe anëtar i bordit në OAK-ut, Hasan Gigollaj i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje duke cilësuar që ky takim ishte një takim shumë konstruktiv dhe të gjitha çështjet e ngritura do të avokohen dhe lobohet për zgjidhje.

“Kafja e Mëngjesit” rrugëtimin e saj do ta vazhdojë në regjionin e Podujevës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Kalo në kategori