Nga: Raimonda Shundi
Asnjë krijues nuk i kushtoi një vepër të mirëfilltë fatit të qoftë një e më pas më shumë familjeve çame. Ose të paktën, mua nuk më rezulton e tillë. Gjej tek-tuk ndonjë fjalë, kryesisht në dialekt, poezi, këngë, por një vepër të plotë artistike, ende nuk … e kam hasur. Im shoq më përgjigjet: “Pse e pretendon këtë nga të tjerët? Gjeje te vetja, kërkoje te komuniteti çam”. Direkt më vjen në mend historia rrëqethëse e jetës së shkrimtarit disident Bilal Xhaferri dhe njëherazi e nipit të dijetarit filozof Hoxha Tahsim. Vetë jeta e Bilal Xhaferrit ishte një kalvar dhimbjeje (si e shumë çamëve të tjerëve).
Tetë vjeç i vdes e ëma. Mbetet jetim, së bashku me katër motrat e tij, më e vogla e të cilave katër vjeç. Pas dy vitesh, komunistët i pushkatuan edhe babanë, Xhaferrin. Drama e pesë fëmijëve jetimë sa vinte e bëhej më e rëndë nën strehën e varfër të gjyshit të tyre të verbër. Babanë ia pushkatojnë në 1945 si nacionalist antikomunist. Për të vijuar me punë – punëtor krahu. Trajtimi qe aspak dashamirës edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve; kulmon me tezën se nuk pëlqeu romanin “Dasma” të Ismail Kadaresë. Duke vijuar me persekutimet nga Sigurimi i Shtetit, largimin nga Shqipëria, letra e lamtumirës që ai shkroi te një letër çimentoje, duke e lënë në klon kur u largua, pengesat e paimagjinueshme, krijimet e pabotuara, pengimi i atyre të nisurave për botim etj. etj.
Pse ne nuk kemi mundur t’i japim jetë një vepre ku flitet për gjithë atë dramë shfarosjeje dhe nisjeje të një jete të re, në një vend komunist të pasluftës, aspak dashamirës, nga ku çamët ishin më shumë se të përbuzur?! Ishin të përjashtuar, trajtoheshin si emigrantë të kategorisë së fundit. Trumbetohej shumëçka në vitet e gjashtëmbëdhjetë filmave në vit dhe asnjë regjisor, dramaturg apo skenarist nuk u dha dritë jetëve çame. Shumë filma të agjencive prestigjioze kanë marrë çmime botërore me histori hebrenjsh.
Vetë Kadare, në përgjigjen që dha për mosdakordësinë se ishte ai shkaku i vijimit të persekutimin të Xhaferrit, thotë: “Ju çamët ankoheni me të drejtë se nuk jeni parë me atë dashamirësinë që duhet; jeni parë si çdo pakicë që ka mbetur jashtë kufijve”. Vetë Kadare, nuk e ka parë me dashamirësinë që duhej të shikohej ky komunitet, këtë pakicë që ka mbetur jashtë kufijve.
Në asnjë nga veprat e tij nuk është trajtuar problemi çam. Shumë libra janë mbështetur në jetët e gruas në situata ekstreme. Libra si “Ditari i Ana Frankut”, “Një grua në Berlin”, “Suita Franceze”, “Nata” e Eli Wisel etj. janë bërë pjesë e lexuesve globalë. Pse drama çame nuk ka marrë vëmendjen e askujt për t’u pasqyruar, duke e shpërfaqur edhe në pjesën tjetër të qytetërimeve që jetuan e jetojnë sot? Ka shumë dëshmi, ende shumë të mbijetuar që po fiken me atë brengë. Shumë e shumë faqe janë mbushur në median e shkruar, portale, kronika televizive me histori të jashtëzakonshme, të cilat kanë vdekur po aty. Shqipëria hesht.
E shkuara fle te ne, kalon si gjaku në venat e pinjollëve çamë bashkë me ndryshimet, evoluimin tonë. Sa ka jetë njerëzore, aq ka edhe të shkuara të mbyllura padrejtësisht, si ishte ajo e çamëve. Si mund të harrohet gjithë ajo kasaphanë?! Si mund të vijohet ende duke heshtur, duke i injoruar shtëpitë e kthyera në kasaphanë burgjesh, orgjish kriminelësh, vrasjesh, therjesh?
Si mund të përfaqësosh një trevë të tërë vetëm me këngët e vallet e folkut të mrekullueshëm çam?! Si munden që këto valle dhe këngë me tekste të dhimbshme (“Osman Takja”, “Çelo Mezani”), të cilët, po vetë ata që bëjnë sikur nuk ekzistojnë, i këndojnë apo kërcejnë në eventet e tyre festive, për të thënë që: “Ja, ne Çamërinë e përmendim”.
Mos ky është tregues i asaj që njerëzimi ndahet nga e kaluara e tij duke qeshur? Jo. Pas një gjenocidi nuk qeshet, por kërkohet ndjesë, merren përgjegjësitë, kujtohen viktimat dhe u jepet pak dinjitet syve të lotuar. Lartësohen në vepra të shkruara, bëhen pjesë e historisë, u hidhet dritë arkivave. Atëherë themi se jemi një shoqëri dinjitoze dhe ky komunitet nis të ngrejë kokën. Si mund të vijohet ende me dhunë?!
“Nuk dua të shkoj në Paramithi se në ato rrugë janë varrosur shumë fëmijë”, më tha një çam. Unë dua të shkoj, të shoh, të prek atë zonë që ka kaq shumë për të më dhënë e thënë. Dua unë, se ju, ata, heshtakët, vijojnë ta injorojnë me pakte demonësh. Në tekstin e këngës himn “Çelo Mezani”, thuhet: 40 veta për një djalë, hakun s’e lemë pa marrë. Ky tekst na vjen nga një kohë luftë. Jetojmë në një kohë paqeje, ku hakmarrja nuk konsiderohet virtyt.
Virtyt konsiderohet dashuria, mirëkuptimi, harmonia, bashkëjetesa dhe vlerat e larta njerëzore që e shtyjnë njerëzimin drejtë përparimit. Jetojmë në kohën kur vlerë absolute konsiderohet e drejta e çdo individi dhe e çdo shoqërie. Çdokush ka të drejtë ta dijë të vërtetën mbi atë çka i kanë bërë, çka i bëjnë dhe do të mund t’i bëjnë. Në qoftë se kjo e drejtë nuk formësohet, ka humbur liria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Udhëtimet e Çelebiut në Shqipëri
Kur shqiptari u bë grek në Stamboll
LUMTURIA ËSHTË DASHURI
Futuristët janë brumë për fashistë të shkëlqyer!
Vrasja në pusi e Isa Boletinit, nga 80 xhandarë serbë e malazezë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles