Në Prishtinë organizohet protestë në mbështetje të popullit të Gazës

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, sot u mbajt një protestë paqësore për të shprehur solidaritet me civilët në Rripin e Gazës.
Protesta, në të cilën morën pjesë qytetarë pas thirrjeve në rrjetet sociale, u zhvillua përpara Ministrisë së Kulturës në Sheshin Nëna Terezë.
Protestuesit mbanin flamuj të Palestinës dhe thirrën slogane në mbështetje të popullit palestinez.
"Në Gazë s'ka jetë por ne kemi zë", ishte njëri nga sloganet që u pa në protestë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/08/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































