Përfaqësuesit e policisë së Shqipërisë, Kroacisë, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Sllovenisë dhe Kosovës do të marrin pjesë në një Konferencë Rajonale dy-ditore të drejtuesve të Policive në Prishtinë.
Kjo konferencë, nikoqir i të cilës është ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Naim Rexha dhe i ndihmuar nga Misioni EULEX, është duke u organizuar për ta promovuar më tej bashkëpunimin rajonal pas Konferencës së suksesshme të Drejtuesve të Policive që u mbajt në Shkup (9 dhe 10 shtator 2016).
Qëllimi i kësaj konference është që përfaqësuesit e lartë të policive nga rajoni të mblidhen së bashku për t’i shqyrtuar kërcënimet dhe rreziqet strategjike që i paraqet krimi i organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmi, dhe se si mund të ndikojë kjo në paqen dhe stabilitetin rajonal. Përveç kësaj, konferenca synon t’i nxjerrë në pah mundësitë dhe përfitimet të cilat i ofron rritja e bashkëpunimit rajonal.
Në Konferencë do të marrin pjesë drejtorët e Përgjithshëm të Policisë nga Sllovenia, Kroacia, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Shqipëria dhe Kosovës të shoqëruar nga Drejtorët e tyre të Hetimeve.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm Rexha tha “Jam shumë krenar që jam në gjendje të jem nikoqir i kësaj ngjarje të rëndësishme këtu në Prishtinë. Shpresoj që konferenca do të sjellë përfundime praktike në të ardhmen, të cilat do të na mundësojë që të punojmë në bashkëpunim më të ngushtë me partnerët tanë rajonalë për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë”.
“Terrorizmi dhe krimi i organizuar ndërkombëtarë janë dy nga kërcënimet kryesore globale që i prekin të gjitha rajonet e botës dhe për nga natyra e tyre nuk njohin kufij. Sulmet terroriste të kohëve të fundit në Evropë, të cilat kanë shkaktuar numër të madh të viktimave dhe dëmeve materiale, janë tregues të qartë se ky fenomen duhet të trajtohet globalisht me anë të bashkëpunimit ndërkufitar/bashkëpunimit kufitar. Kjo konferencë synon ta rrisë dhe forcojë më tej bashkëpunimin e agjencive policore të rajonit në përpjekjet e tyre për t’i parandaluar këto mizori si në vendet e tyre ashtu edhe jashtë tyre”, thuhet në njoftim.
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i mbështet fuqishëm agjencitë policore të rajonit në qasjen e tyre për të nxitur, zhvilluar më tej dhe për ta rritur bashkëpunimin e tyre për sigurinë dhe prosperitetin e qytetarëve të tyre.
“Misioni EULEX inkurajon fuqishëm që konferencat si kjo të mbahen në baza të rregullta. Ne të gjithë e dimë që kërcënimet ndërkombëtare si krimi i organizuar dhe terrorizmi ndërkombëtar nuk njohin kufij. Bashkëpunimi i fortë rajonal midis të gjitha agjencive rajonale, përfshirë edhe ato që kanë qenë të ftuara por që nuk janë të pranishëm në këtë konferencë, është pjesë shumë e rëndësishme për parandalimin e kriminalitetit të gjitha formave të tij, si dhe është i rëndësishëm për t’i sjellë kryerësit e këtyre veprave përpara drejtësisë”, tha Martin Cunningham, shefi i Sektorit për Fuqizim i EULEX-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet_shkurt-780x439.jpg)
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
![Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nathalie-1-780x439.png)
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/07/Pasaportat-e-kosoves-780x439.jpg)
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-780x439.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht