LAJMI I FUNDIT:

Në Prilep sot ditë zie pas vdekjes së tre punonjësve mjekësor

Në Prilep sot ditë zie pas vdekjes së tre punonjësve mjekësor

Sot, e premte, 4 tetor, është ditë zie në Prilep, pasi dje ndërruan jetë tre punonjës mjekësor, në një aksident të rëndë trafiku në rrugën Prilep-Manastir.

Në aksident kanë vdekur: radiologu Aleksandar Risteski, gjinekologu Nikolla Vasileski dhe Fançe Jovanoska, teknologe radiologjike.

Këshilli i Komunës së Prilepit vendimin e ka marrë mbrëmë në seancë të jashtëzakonshme.


Sot flamujt në Komunë janë vendosur në gjysmështizë, ndërsa të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive janë shtyrë për ditën e nesërme.

“Prilepi dhe Maqedonia humbën specialistë të lartë mjekësorë, njerëz të shquar dhe të respektuar, qytetarë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm, të cilët shpëtuan mijëra jetë njerëzore dhe ndihmuan shumë njerëz me specialitetin e tyre, por humbën jetën, duke udhëtuar pikërisht në vendet e tyre të punës në Manastir për të ndihmuar njerëzit e tjerë. Prilepi do ta kujtojë përgjithmonë Aleksandar Risteski, Nikolla Vasileski dhe Fançe Jovanoska, të cilët do të jenë pikëllimi ynë i përjetshëm”, thanë kryetari i Komunës së Prilepit, Borçe Jovçeski pas vendimit të Këshillit që sot, e premte, 4 tetor, të jetë ditë zie në Prilep .

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori