Në prani të Vieiras, Wenger këshillon lojtarin e Crystal Palaces

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i dha këshilla lojtarit të Crystal Palaces, Michael Olise, derisa aty ishte edhe trajneri Patrick Vieira.
Francezi u njoftua me 20-vjeçarin nga ish-kapiteni i Topçinjve, i cili aktualisht është trajner i ‘The Eagles’ dhe klipi është bërë viral në mediat sociale.
Të gjithë tifozët panë anën qesharake të videos që tregon Wengerin duke folur me Olisen në frëngjisht.
Një tifoz tha: "Mënyra sesi Vieira po e mban atë si të ishte babai i tij".
Një tjetër potencoi: "Vieira qëndron aty sikur ishte dita e parë e djaloshit në shkollë".
Më një tifoz tjetër që shtoi: "Duket si mbledhje e prindërve".
Wenger foli me Olisen dhe Vieiran duke i thënë mesfushorit sulmues se ai duhet të shënojë më shumë gola.
Olise nuk e ka gjetur ende rrjetën, por ka regjistruar dy asistime në Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/




















































