LAJMI I FUNDIT:

Në Përzhino vazhdojnë e përfundojnë bisedimet, marrëveshje nuk ka

Në Përzhino vazhdojnë e përfundojnë bisedimet, marrëveshje nuk ka

Pas pesë orë bisedimesh, edhe kjo ditë përfundoi pa ndonjë marrëveshje në mes të grupeve të punës të partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Burime brenda grupeve të punës, për Alsat-M thonë se palët janë afër gjetjes së një zgjidhje për të dyja çështjet, meidat dhe listën zgjedhore.

Sipas këtyre burimeve, në takim është vendosur që Diaspora të përfshihet në një listë të veçantë, ndërsa 40 mij votuesve që LSDM-ja kërkon të fshihen, propozohet që t’u jepen dy afate për t’u paraqitur në KSHZ, ose të fshihen.


Ndërkaq, për pikën e dytë, mediat, është diskutuar që të formohet një trup rregullator./Telegrafi/