Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut shpalosi ngjyrat e tij edhe një herë të shtunën, me paradën që organizon tashmë çdo vit në Manhatan. Mes mijëra njerëzve që morën pjesë kishte shqiptarë edhe nga shtete të tjera. Këtë vit parada shqiptare kishte si temë Çamërinë.
Parada shqiptare krijoi edhe këtë vit një det flamujsh të kuq në qendër të Manhatanit, me shqiptarët që këndonin dhe kërcenin këngë popullore nga krahina të ndryshme.
E veçanta këtë vit ishte se parada i kushtohej Çamërisë.
Organizatorët thanë se duan që qeveria greke të njohë masakrat ndaj popullsisë çame dhe dëbimin e tyre nga trojet 75 vjet më parë, në vitin 1944.
Marko Kepi, drejton shoqatën Rrënjët Shqiptare, që bashkërendon organizmin e paradës.
“Ne kërkojmë nga Greqia thjesht një falje, nuk duam hakmarrje. Gjithashtu duam që t’i lejojnë viktimat, t’i lejojnë të mbijetuarit të kthehen në shtëpitë e tyre, aty ku janë me shekuj, tha Kepi.
Vera Cosgrove Xhafo, agjente imobiliare, ka ardhur për t’i bërë një homazh të atit që arriti në Nju Jork nga fshati Filat i Çamërisë mbi një shekull më parë.
“Im atë erdhi këtu në vitin 1917 kur ishte 18 vjeç. Mbiemri i tij ishte Xhafo. Ai u largua nga Filati për shkak të gjenocit. Grekët erdhën dhe i vranë të gjithë. E gjithë familja u largua dhe përfundoi në Tiranë, ndërsa ai erdhi i vetëm në Shtetet e Bashkuara, tha Xhafo.
Njerëzit kishin ardhur të nderonin shqiptarët e Çamërisë secili në mënyrën e tij dhe simbolet shqiptare dominonin kudo.
Kreu ceremonial i paradës ishte gazetari nga Shqipëria Marin Mema.
Sali Bollati është veprimtar aktiv i komuniteti. Ai ka lindur në Paramithi.
“Ne kemi ardhur të falenderojmë Amerikën për këtë mundësi që na ka dhënë që këtu të ngrejmë flamurin shqiptar dhe të kërkojmë të drejtën e Çamërisë, e cila pas 75 vjetësh, mbasi na masakruan dhe dëbuan, vuan për të drejtën e saj.” “Unë jam nga Paramithia, kam lindur atje, isha 7 vjeç kur më vranë 7 njerëz të familjes. Si Rolling Stones përfundova këtu në Amerikë dhe është me të vërtetë vend i bekuar për mua”, tha Bollati.
Në paradë kardhur si çdo vit me Kadillakun e tij antik ish kongresmeni me origjinë arbëreshe Joe Dioguardi.
“Jam shumë krenar që jam shqiptar arbëresh amerikan. Jam shumë i lumtur që jam me ju sot,” thotë ai.
Ilir Ademi i organizatës Çamëria thotë se familja e tij është nga Filati. “Në vitin 1944 familja jonë u dëbua nga trojet tona amtare për shkak të dhunës që u krye ndaj saj dhe u vendos në Sarandë. Por do të theksoja gjithashtu që edhe gjatë kohës së komunizmit, komuniteti shqiptar i Çamërisë u përndoq për arsye të origjinës së tyre dhe për arsye të atij sistemi, siç e dini edhe ju”, tha ai.
Parada nisi me një flamur të madh shqiptar në Avenunë 6, e cila ishte zbrazur nga trafiku.
Sipas të dhënave të policisë, në paradë morën pjesë të paktën gjashtë mijë vetë.
Ndër paradat e komuniteteve të ndryshme që organizohen në Manhatan në muajin qershor, ajo e shqiptarëve dallohet nga pjesëmarrja e madhe dhe nga dinamizmi që krijojnë këngët e vallet popullore. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Apeli vërteton lirimin e Daut Goranit nga akuzat lidhur me rastin “Stenta 2”

LSDM: Mickoski dhe Taravari zhyten në gënjeshtra, pse nuk e refuzojnë menjëherë ofertën për parkingun në Klinikën “Nënë Tereza”

Kishte urdhër mbrojtës – i dyshuari nga Graçanica ushtron dhunë ndaj një gruaje

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa