LAJMI I FUNDIT:

Në natën e Fitër Bajramit, familja Musliu bëhet me shtëpi të re

Në natën e Fitër Bajramit, familja Musliu bëhet me shtëpi të re

Familja Musliu nga Klina e Ultë, nga sot nuk do të kenë më hallin se si do e kalojnë netët e ftohta të stinës së dimrit. Kësaj familje shtatë anëtarëshe në natën e Fitër Bajramit, iu janë dorëzuar çelësat e shtëpisë së re, shtëpi kjo e mobiluar në tërësi, duke përfshirë orenditë e reja të dhomave, aparaturën e kuzhinës dhe dhomën e ditës.

Me iniciativën e Unionit Humanitar Shqiptarë, e cila deri më tani ka ndihmuar mbi 50 familje në Kosovë, dhe në bashkëpunim me komunën e Skenderajt, ata kanë ndërtuar shtëpi të re për familjen Musliu.

Fatmir Osmani nga Unioni Humanitar Shqiptarë, thotë se e ndjejnë përgjegjësi që të kontribuojnë për vendlindjen e tyre, e sidomos për ato familje që kanë nevojë.


“Për ne lufta ndërkombëtare tash ka filluar, ne po mundohemi në të gjitha format me ndihmu, por edhe ndihma në atdhe, që krijon vende pune , mundësi për zhvillim, e ndoshta edhe një mundësi që liria jonë të mos largohet….Mbi 50 familje i kemi ndihmuar deri sot, çdo gjë shkon me short, ju keni qenë fatlum, ky ka qenë shorti, kanë qenë 42 komuna në pyetje. Skenderaj është tërheq, e kemi lënë në dorën e kryetarit, dhe gjithë kolegëve këtu, që të na ndihmojnë të zgjedhin një familje që ka nevojë”, tha ai.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka falënderuar Unionin Humanitar Shqiptarë që kanë zgjedhur pikërisht këtë komunë për të gëzuar një nga familjet skamnore.

“Ju falënderoj për këtë gjest human që keni përzgjedh komunë që sot me gëzu një familje. Në natën e bajramit këta hyjnë në shtëpi të re, nesër është festa e Fitër Bajramit pas një muaj agjërim. Uroj që mos kemi raste të tilla tek ne shqiptarët, por që fatkeqësisht ka. Gjithë donatorëve që kanë marrë pjesë qoftë edhe me 1 euro, Zoti ua kthen dhjetëfishin edhe në anën financiare por edhe shëndetin. Gjesti më i mirë i mundshëm që njeriu mundet me tregu është vepra e tillë”, tha Jashari.

Jashari thotë se të ndihmosh këto familje është një nga obligimet që kanë ndaj popullit. Megjithatë, ai pohon se Kosova ka nevojë për ndërtimin e fabrikave, për të ofruar kështu punë për gjithë qytetarët e Kosovës.

Edhe Rifat Krasniqi, kryetar i Unionit Humanitar Shqiptarë është lutur që sa më pak të ketë familje skamnore, duke i uruar zotit të shtëpisë, Haredin Musliut hyrjen në shtëpi të re.

Musliu ani pse i shkurt në urimin e tij, thotë se është falënderues ndaj gjithë atyre që ua mundësuan në natën e Fitër Bajramit të hyjnë në shtëpi të re.

“E falënderoj shumë edhe gjeneralin edhe kompaninë edhe firmën që e ka ndërtuar shtëpinë, gjithçka është në rregull. Faleminderit shumë, Allahu ju shpërbleftë”, thotë ai.

Familja Musliu nga fshati Klinë e Ultë, ka kontribuar edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, nga ku si dëshmorë kishin rënë tre persona. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, por i biri që e braktisi ia vjedh krejt paratë

I moshuari italian ia lë pasurinë shqiptares që u kujdes për të, por i biri që e braktisi ia vjedh krejt paratë

Lajme
Dhjetëra nxënës përfshihen në një rrahje në Malishevë, përdoret armë me gaz

Dhjetëra nxënës përfshihen në një rrahje në Malishevë, përdoret armë me gaz

Kronika e Zezë
Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së

Shala: Ushtrimi fushor “Ujku i Çeliktë” dëshmoi bashkëveprimin e njësive të FSK-së

Siguri

"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK

Politikë
Misteri mbi ekzekutimin e biznesmenit Reçi, eksperti i sigurisë jep detaje: Atentat u krye nga profesionistë

Misteri mbi ekzekutimin e biznesmenit Reçi, eksperti i sigurisë jep detaje: Atentat u krye nga profesionistë

Lajme
Kalo në kategori