Edhe pse 84-vjeç, filloi të ndjek kursin për grim për ta zbukuruar gruan që po humb të pamurit (Video)

21:"© Caters News Agency
Nga qyteti irlandez Waterford vjen rrëfimi i pazakontë i dashurisë së Monda dhe Desa Monahan, shkruan BBC.
Kur Mona filloi të humb të pamurit dhe nuk mund të grimosej, bashkëshorti i saj 84-vjeç nga dëshira e madhe për ta ndihmuar filloi të ndjek një kurs të grimit, transmeton Telegrafi.
"Të martuar jemi afër 56 vite dhe dashurohemi sikur ditën e parë kur jemi takuar", ka deklaruar Desa.
Dëshira e madhe për ta ndihmuar gruan dhe që të ndihet dhe duket mirë, 84-vjeçari kërkoi ndihmën e grimeres profesioniste Rossie O'Driscoll.
"Kur Monda dhe Des Monahan erdhën te unë për herë të parë, Desa nuk e dinte çfarë duhet përdorur dhe cilat brusha janë të përshtatshme për grim. Sot është një mjeshtër i vërtetë", ka deklaruar Rossie. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/06/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































