Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” është mbajtur konferenca me temën “Të mbijetuarat e kancerit më të fuqizuara dhe të zëshme”.
Kjo konferencë është organizuar nga organizata “Center for Education and Community Development Friends” në partneritet me Komunën e Mitrovicës, respektivisht Drejtorinë e Shëndetësisë, shkruan Telegrafi.
Në këtë organizim morën pjesë kryetari i komunës, Bedri Hamza, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, drejtorë të drejtorive tjera komunale, përfaqësues të organizatës “Center for Education and Community Development Friends”, Vildane Goga, onkologe, Albulena Rrustemi-Kurti, psikologe, Fatbardh Rexha, kirurg i përgjithshëm, personeli shëndetësor i QKMF-së “Dr.Nexhat Çuni”, si dhe pjesëmarrës tjerë.
Në fjalën e tij kryetari i komunës, Bedri Hamza, tha se muaji tetor është muaj kur shprehim solidaritetin tonë për të gjithë të prekurit nga kanceri i gjirit dhe bëjmë përpjekje për t’i ndërgjegjësuar të gjithë, sepse potencialisht të gjithë mund të preken nga kjo sëmundje.
“Megjithatë, marrja e masave për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje është faktor esencial për trajtimin e suksesshëm të saj, duke përfshirë këtu edhe vetëdijesimin dhe masat parandaluese si forma më e mirë për t’i luftuar sëmundjet dhe për ta mbrojtur shëndetin publik”, ka thënë Hamza, njofton Komuna e Mitrovicës.
Ai theksoi se të prekurit duhet ta ndjejnë “më shumë përkrahjen e shtetit, me kujdes të shtuar shëndetësor, me sigurime shëndetësore dhe ndihmesa shtesë përmes këshillimeve profesionale psikologjike”.
Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, potencoi se mjekët familjarë dhe infermierët e mjekësisë familjare kanë rol të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm në edukimin e pacientëve rreth rrezikut për kancerin e gjirit, faktorëve të parandalimit dhe rëndësisë së kontrolleve të rregullta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rruga “e bllokuar” nga veturat dhe pa sinjalizime në Mitrovicë, Komuna premton zgjidhje
“Vuçiq në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad
I riu me sindromën Down që gërsheton shkëlqyeshëm arsimimin dhe punësimin
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me Drilonin fitues
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Momenti kur Vullneti surprizon familjen dhe uron ditëlindjen e babait të tij në Negroc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova