LAJMI I FUNDIT:

Në Merdare, bashkatdhetarët po presin deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova

Në Merdare, bashkatdhetarët po presin deri në 30 minuta për të dalë nga Kosova
Foto: Ilustrim

Mërgimtarët, të cilët erdhën për festat e fundvitit në Kosovë, tanimë kanë përfunduar pushimet e tyre dhe po kthehen në shtetet ku jetojnë dhe punojnë.

Të gjithë ata bashkatdhetarë që erdhën na Kosovë për festat e fundvitit u përballen me pritje të gjata nëpër kufij. Ndërsa, tani kur po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pritjet në vendkalimet kufitare janë më të shkurtra.

Mëngjesin e sotëm në dy vendkalimet më të frekuentuara të Kosovës me Serbinë, në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët po presin deri në 30 minuta, për ta kaluar kufirin, raporton Telegrafi.


Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në dalje në pikën kufitare Merdare është deri në 250 metra dhe pritje nga 20 deri në 30 minuta.

Ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë në 3 deri në 5 minuta.

Kolona raportohet të ketë edhe në piken e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë, ku kolonat janë 100 deri në 130 metra të gjata dhe pritet 15 deri në 20 minuta, për ta kaluar kufirin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori