Në Maqedoninë e Veriut është rritur dukshëm interesimi i qytetarët për t’u vaksinuar.
Ky interesim i shtuar vjen pas masave të ndërmarra nga qeveria, që do të hyjnë në fuqi më 16 gusht, kush veç tjerash do të kërkohet dëshmi për marrjen e të paktën një doze të vaksinës, për të hyrë në të objektet e gastronomisë, ato të hotelierisë, pjesëmarrjen në ngjarje kulturore, konferencat, tribunat e ndryshme, ku numri i të pranishmëve është mbi 30.
Të mërkurën në Shkup u hapën katër pika të reja të vaksinimit, krahas atyre ekzistuese, me qëllim që të evitohen radhët e gjata të qytetarëve që të janë të interesuar që të vaksinohen.
Vetëm gjatë të hënës, më 9 gusht, një ditë pasi u bë i ditur vendimi i qeverisë, janë vaksinuar 18 mijë qytetarë, ku më shumë se tetë mijë kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Aleksandar Naumovski, 23 vjeç, që të mërkurën mori dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit, thotë se këtë vendim e mori pasi u bë e qartë se pa certifikatë të vaksinës nuk do të mund të dalë as me miqtë e as nuk mund të punojë me orar të shkurtuar, ku është i angazhuar në një kompani si shpërndarës i dërgesave të shpejta.
“Erdha të vaksinohem pa bërë termin paraprakisht, sepse siç jemi informuar, nga e hëna , certifikata, me të cilën dëshmohet se jam i vaksinuar, do të jetë e domosdoshme për të dalë me miqtë në lokale. Sigurisht, kjo certifikatë do të më duhet edhe për punë edhe pse pronari nuk na obligoi në mënyrë strike, pavarësisht se disa herë ka theksuar se është e pëlqyeshme që të vaksinohemi”, thotë Naumovski për Radion Evropa e Lirë.
Ndërkaq, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtoresha e Inspektoratit shtetëror të Tregut, Aneta Simeska-Dimoska, të mërkurën kanë diskutuar për “rekomandimet parandaluese, masat e përkohshme, protokollet dhe planet për veprim për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga COVID-19”.
Ministri Bekteshi ka shkruar në Facebook se nga java e ardhshme do të intensifikohen kontrollet në objektet e mbyllura të sektorit të gastronomisë dhe në atë të hotelerisë, ku të pranishëm janë më shumë se 30 persona.
Ndaj masave të qeverisë, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit, ka reaguar edhe Oda e Pavarur e Hotelierëve. Nga kjo odë kanë thënë se stafi i sektorit të gastronomisë nuk ka të drejtë që të kontrollojë klientët nëse janë vaksinuar.
Sipas kësaj ode, kjo masë nuk mund të zbatohet derisa “qeveria të sjellë akte të reja ligjore dhe nënligjore me të cilat do të definohet vendi i punës së personit, që do të këtë të drejtë të kontrollojë qytetarët”.
Ndërkaq, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka thënë se nuk shkelen të drejtat e qytetarëve, nëse gjatë hyrjes në objekte ku janë mbi 30 persona, bëhet verifikimi nëse ata janë vaksinuar.
Hajrulla Hasani, që menaxhon një kompleks hotelierik në “Kodrën e Diellit”, thotë për Radion Evropa e Lirë se kushti për posedimin e certifikatës së vaksinës për të hyrë në restorante apo hotele, do të dëmtojë këtë sektor. Megjithatë, ai thotë se kjo masë është e kuptueshme, marrë parasysh rritjen enorme të rasteve të reja me COVID-19.
“Tani presim një rënie të dukshme nga masat që do të ndërmerren për frenimin e COVID-19, por për mua këto masa kanë qenë të pritshme dhe ndoshta janë të patjetërsueshme, pas rritjes së numrit të të infektuarve”, thotë Hasani.
Autoritetet shëndetësore thonë se përhapja e shpejtë e infeksioneve, ka bërë që të rritet edhe numri i të shtruarve nëpër spitale. Shumë shpejt, sipas tyre, nëse vazhdon me këtë trend, sistemi i shëndetësisë do të kolapsojë, prandaj u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe të vaksinohen, pavarësisht nëse e kanë kaluar apo jo koronavirusin.
Radio Evropa e Lirë ka kërkuar shpjegim nga Ministria e Shëndetësisë nëse gjatë hyrjes në objekte të mbyllura, ku janë më shumë se 30 persona nuk vlen vërtetimi se një person ka antitrupa, por vlen vetëm certifikata e vaksinimit. Nga ky dikaster kanë thënë se vaksinimi është mekanizmi i vetëm për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
“Mbrojtja përmes infeksionit natyral është i mirë por nuk dihet sa do të zgjasë, pasi personat që një herë janë infektuar është dëshmuar se ata sërish mund të preken nga ky virus. Në bazë të analizave, ka raste që herën e parë personat e infektuar kanë qenë asimptomatik, përderisa herën e dytë këtë sëmundje e kanë kaluar me simptoma të rënda. Kërkimet që kanë realizuar imunologët kanë nxjerrë në pah se pas infeksionit, jo çdokush arrin të fitojë nivelin e njëjtë të imunitetit, përderisa imuniteti i fituar nga vaksinat është më konsistent”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Përmes vaksinimit rritet sistemi mbrojtës i organizmit dhe vaksinat ulin rrezikun për një infeksion, ulin mundësinë për shfaqjen e një forme të rëndë të infeksionit”, thekson kjo ministri.
Dikasteri i shëndetësisë po ashtu bëri të ditur se deri më tani, 32 për qind e popullatës mbi moshën 18-vjeçare është imunizuar me të paktën një dozë të vaksinës.
Të ashtuquajturat certifikata të vaksinës apo COVID pasaporta janë duke u aplikuar në shumë vende të Evropës, ku përveç hyrjes në objekte të gastronomisë, ato kërkohen edhe për hyrjen në dyqane, qendra sportive dhe në disa vende edhe për shfrytëzimin e transportit publik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit
Pikat e vaksinimit në RMV po përballen me mungesë stafi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova