LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni 105 pacientë po trajtohen nga coronavirusi

Në Maqedoni 105 pacientë po trajtohen nga coronavirusi

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në spitalet në vend mjekohen gjithsej 105 pacientë.

Sipas MSH-së, në Manastir ka 4 pacientë, në Shtip 5, në Tetovë 3, në Veles 6, në Kumanovë 18, Ohër 6, Prilep 3, Gostivar 8, ndërsa në Strugë 5. Në spitalin e Strumicës ka 9 pacientë të hospitalizuar, në Kërçovë 1 ndërsa në Kavadar dhe Gjevgjeli nuk ka pacient.

Numri i përgjithshëm i personave të dyshimtë ose pozitiv për coronavirus që mjekohen në departamentet infektive në Shkup është 105 ndërsa ka edhe 530 shtretër të lirë.


Për shkak të numrit të zvogëluar të pacientëve, spitalet mbyllën një pjesë të ambienteve të destinuara për pacientët pacientë./Telegrafi/