Në Manastir temperaturat ulen deri në -18 gradë
Në Manastir temperaturat janë ulur deri në -18 gradë celsius. Sipas Entit Hidrometeorologjik temperatura të ulëta janë regjistruar edhe në Prilep dhe Lazaropole -12, në Berovë -11, në Shkup, Petrovec, Tetovë, Ohër, Strumicë, Dibër temperaturat kanë arritur deri në -10.
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare nga drejtimi perëndimor.
Nesër pritet të ketë mot të qëndrueshëm me rritje të temperaturave. Te premten dhe gjatë fundjavës priten reshje lokale të shiut dhe borës./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/01/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































