Në Komunën e Malishevës nuk është shënuar asnjë rast i infeksionit me Ethet Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), mirëpo shqetësuese për organet përgjegjëse komunale, është ndërprerja e fushatës së repelimit të kafshëve, e cila është masa më efikase në luftimin dhe parandalimin e EHKK.
Kështu ka deklaruar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili edhe e drejton shtabin komunal për menaxhimin e situatës me EHKK, pas vizitës që ka bërë QKMF-së në Malishevë, së bashku me drejtorin për shëndetësi, Liridon Hoti, ku janë njoftuar me gjendjen e rasteve të thumbuara nga rriqrat.
Siç njofton Komuna, Berisha ka bërë të ditur “bazuar në të dhënat në QKMF në Malishevë dhe në Klinikën Infektive në Prishtinë, deri më tani asnjë rast nga Malisheva nuk është regjistruar i infektuar me virusin e EHKK, dhe ky është viti i pestë me radhë që nuk ka raste të infektimit nga ky virus”.
Për shtabin komunal që merret me marrjen e masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo në Malishevë, shqetësues është ndërprerja e repelimit të kafshëve, pasi kjo është masa më efikase.
“Pavarësisht se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në vazhdimësi lëshon komunikata për gjendjen epidemiologjike me EHKK, dhe në këto komunikata thuhet se profesionistët janë duke bërë repelimin e kafshëve në terren, kjo nuk qëndron, sepse repelimi është ndërprerë në fazën e dytë, ndërsa vitin e kaluar nuk është realizuar fare”, thuhet në deklarimin e shtabit komunal, për menaxhimin e EHKK.
Ky shtab, muaj më parë kur është ndërprerë repelimi i kafshëve, kishte reaguar duke kërkuar nga organet përgjegjëse, që ta realizojnë repelimin, pasi është masa më efektive.
Përndryshe, në Komunën e Malishevës, deri më sot janë thumbuar nga rriqrat 969 persona, të cilët janë trajtuar në QKMF në Malishevë. Asnjë rast deri më sot nuk është regjistruar me infeksion, ndërsa ky është viti i pestë pa infeksion dhe viti i gjashtë pas raste me fatalitet, si pasojë e infeksionit me EHKK, virus i cili bartet tek njeriu përmes rriqrave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës