LAJMI I FUNDIT:

Në Malishevë 97 pickime nga rriqrat

Në Malishevë 97 pickime nga rriqrat

Komuna e Malishevës është nga zonat më të rrezikuara endemike për shkak të rrezikut nga rriqrat.

Këshillat që shpërndahen si broshura nëpër zonë sugjerojnë për banorët që dalin jashtë shtëpisë dhe në veçanti ata që punojnë tokën që të vishen me pantallona të gjata dhe të mbulojnë pjesët e trupit.

Hajdin Berisha, drejtor i Drejtoratit të Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, për Radio Kosovën thotë se gjatë këtij viti janë regjistruar 97 pickime nga rriqrat, por fatmirësisht nuk kanë përfunduar asnjë me fatalitet.


“Gjendja paraqitet e qetë. Kemi 97 raste të identifikuara që janë lajmëruar në QKMF “Shpetim Robaj” në Malishevë. I kanë hequr rriqrat dhe nuk ka ndonjë rrezik për ethet hemorragjike dhe ky është një lajm i mirë”, tha ai.

Berisha sqaron se Komuna e Malishevës ka ndarë 60 mijë euro buxhet për dezinsektimin selektiv të zonave endemike. Por problem mbetet dezinsektimi i kafshëve që duhet të bëhet nga Ministria e Bujqësisë, por që nuk është bërë, potencon Berisha.

“Komuna e Malishevës për këtë vit ka ndarë 60 mijë euro buxhet për aktivitet e dezinsektimit selektiv. Dezinsektimi selektiv mbetet një prej opsioneve që është me i lehtë për t’u realizuar. Mirëpo, kemi edhe një aktivitet, i cili që katër vjet është duke dështuar, aktiviteti i repelimit të kafshët, përkatësisht dezinsektimin e tyre”, tha ai.

Komuna e Malishevës njihet si vatër endemike e rriqrave, ku nga paslufta si pasojë e etheve hemorragjike Krime Kongo kanë vdekur 18 qytetarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori