LAJMI I FUNDIT:

“Në Luftë Hibride” nga Burim Ramadani, të pathëna dhe parashikim për të ardhmen në fushën e sigurisë

“Në Luftë Hibride” nga Burim Ramadani, të pathëna dhe parashikim për të ardhmen në fushën e sigurisë

Autori dhe eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka promovuar në Prishtinë librin “Në Luftë Hibride: vitet sfiduese në sektorin e sigurisë 2018-2022”.

Libri shtjellon çështje të ndjeshme të sigurisë kombëtare e ndërkombëtare, si dhe përshkruan përjetimet e autorit në procese të rëndësishme të shtet-ndërtimit në sektorin e sigurisë së Kosovës.

“Kam kombinuar aspektet teorike, publicistikën dhe kujtimet nga puna pesë vjeçare në nivel menaxhues e kontrollues në sektorin e sigurisë së Kosovvës, në një periudhë jashtëzakonisht të ndjeshme të ndërtimit institucional dhe përballjes me rreziqet e kërcënimet e sigurisë kombëtare”, tha ndër të tjera  Ramadani.


Sipas autorit, lufta hibride ndërlidhet me qëllimet dhe agjendat armiqësore të ndërhyrjes ruse, serbe, kineze dhe të akterëve të tjerë shtetërorë e joshtetërorë ndaj Kosovës dhe Ballkanit.

“Kjo personalja, gjithsesi, ndërlidhet më së shumti me (ndoshta!) përjetimet në detyrat publike që kam pasur, si në AKI, po ashtu, edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilën e themeluam/transformuam nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Njëjtë, kjo ndërlidhet edhe me detyrën publike si Koordinator Nacional për Integrim dhe Anëtarësim në NATO!”, tha Ramadani.

Libri “Në Luftë Hibride” është i organizuar në pesë kapituj, ku në kapitullin e parë Ramadani përshkuan përjetime të padëgjuara për përvojën e tij në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Në kapitullin e dytë, autori paraqet një kornizë përmbajtjesore teorike dhe pjesë të publicistikës mbi konceptin e luftës hibride dhe shembuj të veçantë të kësaj.

Në kapitullin e tretë, autori Ramadani përshkruan detaje të papublikuara deri më tash gjatë procesit të bërjes së ligjeve për Ushtrinë e Kosovës, në vitin 2018, duke përfshirë këtu zhvillime vendimtare të këtij procesi.

Në kapitullin e katërt, Ramadani ofron qasje teorike mbi sigurinë kombëtare dhe po ashtu përshkruan angazhimet publike në platformën për përballjen me propagandës ruso-serbe ndaj Kosovës. Në kapitullin e pestë, autori Ramadani paraqet një parashikim ambicioz për të ardhmen 10 vjeçare në aspektin e sigurisë kombëtare dhe më gjerë për Kosovën, shtetet e rajonit, si dhe situatat e ndjeshme të sigurisë globale.

Ndërsa, redaktori i librit, Prof. Dr. Gjon Culaj, ka vlerësuar librin për autenticitetin e tij dhe qasjen serioze teorike mbi konceptet e sigurisë kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.

“Burim Ramadani ka shkruar një libër atipik. Të mban në një frymë që nga fillimi e deri në fund. Përjetime që askush nuk i ka ditur deri tash dhe bazë të fuqishme teorike të sigurisë kombëtare e ndërkombëtare”, ka thënë profesor Culaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori