Në Kuvendin e Serbisë hyjnë 12 lista, një prej tyre shqiptare

Serbia ka mbajtur gjatë ditës së djeshme zgjedhje të trefishta – lokale, parlamentare dhe presidenciale.
Sipas dy organizatave joqeveritare, Cesid dhe Ipsos, të cilat kanë rezultatet e 88.8 për qind të numrit të votave, 12 lista zgjedhore po hyjnë në parlament.
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës më në krye me deputetin Shaip Kamberi ka fituar besimin e 0,3 për qind të qytetarëve, përkatësisht do të jetë zë i vetëm i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.
Partia tjetër shqiptare, “Alternativa për Ndryshim” e Shqiprim Arifit për momentin ka 0.09 për qind, e cila gjë do të thotë se nuk do të ketë asnjë ulëse në Kuvendin e Serbisë, raporton b92.
Partitë dhe listat që do të jenë në legjislacionin e ri të Parlamentit të Serbisë janë edhe Lista e Aleksandar Vuçiq – “Së bashku mund të bëjmë gjithçka” - 42,9 për qind (121 vende), Marinika Tepiq – “Të bashkuar për fitoren e Serbisë” - 13,5 për qind (38 vende), Ivica Daçiq - Kryeministër i Serbisë - 11,4 për qind ( 32 mandat), Millosh Jovanoviq – “Shpresa për Serbinë” - 5,4 për qind (15 mandate).
“Moramo” - 4,6 për qind (12 mandate), Boshko Obradoviq - Lëvizja serbe Dveri - POKS - 3,9 për qind (10 mandate), Milica Gjurgjeviq Stamenkovski - Partia Serbe Zavetnici - 3,8 për qind (10 mandate).
Ndër partitë e tjera të pakicave që hyjnë në parlament është Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës - Istvan Pastor - 1,6 për qind (5 vende), trashëgimia e Myftiut - Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit - 1 për qind (3 vende), Së bashku për Vojvodinën - Vojvodinë - 0,7 për qind (2 mandat), SDA Sanxhak - Dr. Sulejman Ugljanin - 0,5 për qind (1 mandat). /Telegrafi/



















































