Në Krushë të Madhe sot është shënuar dita e gjenocidit serbë kundër popullit shqiptar. Derisa në kompleksin memorial të këtij fshati u bënë homazhe u kërkua që kryesit e gjenocidit ndaj qytetarëve të Kosovës të vihen para drejtësisë.
Edhe në këtë ditë u quajt e padrejtë dhe paradoksale që çlirimtarët e Kosovës të jenë në burgjet e Hagës, kurse kriminelët serbe të lëvizin të lirë.
Zëvendëskryeministrja në detyrë e Kosovës, Albulena Balaj tha se sot kur por shënohet dita e Gjenocidit në burgje e Hagës qëndrojnë çlirimtarët të cilët vendit ia dhanë lirinë.
Ajo tha se të gjithë dëshmorët martirët dhe invalidët e luftës do kujtohen përgjithmonë.
“Sot kur po shënohet 15 janari Dita e Gjenocidit, sot gjenden në burgjet e Hagës çlirimtarët tanë kjo është mjaftë e padrejtë, sot kur po shënohet Dita e Gjenocidit kriminelët që e kanë bërë këtë gjenocid janë të lirë dhe po shëtisin lirshëm. Sot kur po shënohet kjo ditë ka ende edhe këtu edhe jashtë që mendojnë që UÇK që mendojnë se ka qenë ndërmarrje kriminale e qe për ne dhe të gjithë do të duhej të ishte ushtria e lavdishme dhe më e mira dhe mbi të gjitha ushtria e cila na çliroi bashkë me ndërkombëtar dhe sot tyre jemi këtu”, tha ajo.
Kurse, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi u shpreh se nga Krusha e Madhe po kujtojnë të rënët e 10 masakrave në këtë komunë por edhe në gjithë Kosovën, dhe po kërkojnë që përgjegjësit e këtij gjenocidi të vihen para drejtësisë.
Latifi thotë se është padrejtësi e shekullit që themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në burgje dhe po synohet edhe dënimi i tyre nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Specializuara.
“Janë 10 masakra vetëm në Rahovec që Serbia në mënyrë të organizuar me plan konkret ka bërë krim këtu. Por jo vetëm në komunën tonë por ka bërë krime gjithandej në Kosovë. Ne sot solidarizohemi me familjet e të pagjeturve, heronjve dëshmorëve martirëve dhe ne sot apelojmë tek institucionet tona tek të gjitha strukturat shtetërore të pushtetit gjyqësor, Prokuroria Speciale për Krime të Luftës tek institucionet ndërkombëtare të gjykohet krimi dhe të ndëshkohet krimi dhe kriminelët që mbase lëvizin lirshëm edhe në Kosovës por edhe mos të flasim edhe në Serbi[…]është paradoksale dhe do ta cilësojmë si padrejtësi të shekullit që ne vazhdojmë të ballafaqohemi me padrejtësi kur është ngritur një Gjykatës Speciale për krime lufte për ti hetua e gjykuar mbase edhe mbase sipas synimeve të Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara për t’i dënuar ata qe u ngritën në këmbë dhe luftuan për lirin e vendit tonë”, theksoi Latifi.
Përfaqësuesi i Krushës së Madhe, Selami Hoti tha se sot po përkujtojnë të gjithë të rënët në masakrat e komunës së Rahovecit. Hoti kërkoi që të punohet më shumë dhe para drejtësisë të vihen kriminelët që kanë kryer këto krime, por shprehu pakënaqësi për punën e gjyqësorit që po bënë karshi dënimeve të kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë.
Derisa kërkoi që t’i bëhet më shumë presioni shtetit serbe që të tregoj për fatin e të pagjeturve ai tha se në Krushë të Madhe janë edhe 64 të pagjetur.
“Kërkojmë nga të gjitha instancat politike jo vetëm të Kosovës por mbarë kombit shqiptar të bëhen bashkë dhe të punojnë e t’i lënë anash inatet politike me një qëllim të mirë që njëherë e përgjithmonë jo vetëm që të mbyllet kjo plagë e rëndë e të pagjeturve sikurse është rasti i Ukshin Hotit e Fahri Hotit por të punohet dhe gjithë kjo çështjen para gjyqit dhe para drejtësisë t’i vendosë kriminelët të cilët vazhdojnë të jetojnë të lirë. Deri tani kemi pasur një adresë se UNMIK-u apo EULEX-i nuk ka bërë punën e drejtë por tani kemi telashe edhe me administratën tonë shtetërore me gjykatat tona të cilat edhe kësaj radhe në vend qe ta dënojnë agresorin merren me viktimën”, tha ai.
Sot kur po shënohet 15 janari Dita e gjenocidit serbë në Kosovë homazhe po bëhen edhe në Reçak, ku po përkujtohen masakra e cila bëri jehonë dhe ngriti vetëdijen ndërkombëtare për të intervenuar në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova