LAJMI I FUNDIT:

Në Kroaci shkruajnë për dominimin e Lumbardh Dellovës ndaj Dinamos

Në Kroaci shkruajnë për dominimin e Lumbardh Dellovës ndaj Dinamos

“I sigurt në tokë dhe në ajër” – kështu e përshkruan mediumi kroat “Index.hr” paraqitjen e Lumbardh Dellovës ndaj Dinamo Zagrebit në fitoren 2-0 të Ballkanit në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës ishte dominues në këtë takim, duke shënuar një fitore tejet të rëndësishme në fazën e grupeve.

Një paraqitje brilante pati edhe Dellova, ndërsa mediumi kroat i ka kushtuar atij një artikull, ndërsa kujton se ai ishte në të kaluarën pjesë e Hajduk Split.


Ilir Daja thotë se një lojtar i Ballkanit është ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit, bëhet fjalë për Lumbardh Dellovën
Lexo po ashtu Ilir Daja thotë se një lojtar i Ballkanit është ftuar te Kosova për ndeshjet e tetorit, bëhet fjalë për Lumbardh Dellovën

“Index.hr” raporton se lojtari ishte i pakalueshëm si në tokë ashtu edhe në duelet ajrore me lojtarët e Dinamos, duke vënë në pah edhe statistikat e tij.

“Ai ishte i shkëlqyer në detyrat mbrojtëse dhe i pathyeshëm për lojtarët e Dinamos në tokë dhe në duele ajrore. Ai pastroi situata të pakëndshme para portës së tij tetë herë, bllokoi një tentativë dhe dukej veçanërisht dominues në përballjet e drejtpërdrejta me lojtarët e përzgjedhur të Jakiroviqit për këtë ndeshje. Ai e gjeti veten në dy duele dhe doli fitues në të dyja, dhe bëri përshtypje me duelet në ajër. Ai i fitoi të gjashtët”, ka shkruar mediumi kroat.

Dellova kishte luajtur te Hajduku në vitin 2021, por që aventura e tij nuk kishte shkuar ashtu siç e kishte menduar, duke luajtur vetëm tri ndeshje, por tani te Ballkani është një lojtar i rilindur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori