LAJMI I FUNDIT:

Në Kretë zbulohen tri varre me artefakte të shtrenjta

Në Kretë zbulohen tri varre me artefakte të shtrenjta

Tri varre të lashta janë gjetur gjatë një ekspedite arkeologjike në Sitia të Kretës Verilindore. Varret mendohet se i përkasin periudhës 2800-1700 p.e.s.

Në varrin e parë u gjet një armë e përdorur në Petras dhe një shpatë e shkurtër prej bronzi. Ndërsa, varri i dytë, sipas arkeologëve, mendohet se i përket një gruaje. Në të u gjetën një numër i madh rruazash ari të punuara me mjeshtëri shumë të lartë, si dhe rruaza prej argjendi dhe kristali, të cilat mendohen se kanë qenë të qepura mbi një veshje.

Pak më tutje, është gjetur një varr i tretë që përbëhej nga pllaka të cilat krijonin një strukturë në formë kutie. Arkeologët kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një varr fëmijësh nën 10 vjeç dhe se aty u gjetën dy rrathë ari. /dita/


Në trend Kultura

Më shumë
Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Analiza
RËRË

RËRË

Poezi
ESTABLISHMENTI

ESTABLISHMENTI

Poezi
Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Kulture
Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Piktura
Kalo në kategori