LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë importohen veturat old-timer me çmim deri në 300 mijë euro (Video)

Në Kosovë importohen veturat old-timer me çmim deri në 300 mijë euro (Video)

Kosovarët po i duan shumë veturat e vjetra, apo siç njihen ndryshe si old-timer. Me heqjen e kufizimit të vjetërsisë së importit, brenda këtij viti janë importuar shumë të tilla.

Një model sikur modeli Porsche, prodhim i vitit 1958, Mercedes i vitit 1961, apo Peugeot e vitit 1970 janë vetëm disa prej veturave të vjetra, të cilat do të mund t’i hasni nëpër rrugët e Kosovës, raporton KTV.

Janë një numër prej mbi 20 old-timer që janë importuar gjatë këtij viti në vendin tonë. Ka të tilla që kanë vlerën nga 13 mijë deri në mbi 300 mijë – një model Ford i importuar për Ambasadën Amerikane në Prishtinë.


Këto vetura të vjetra dhe të shtrenjta nisën të vijnë gjatë këtij viti, pas vendimit të qeverisë për të lejuar importin e veturave më të vjetra se 13 vjet, nga të cilat buxheti ka përfituar 2.6 milionë euro.

Sipas të dhënave, importi edhe i veturave që janë deri në 13 vjet të vjetra ka pasur rritje, njëjtë sikur edhe i veturave të reja, por në numër shumë më të vogël se veturat e vjetra.

Vendimi i marrë nga qeveria nuk u prit mirë nga mbrojtësit e ambientit, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht të krijohen mënyra për të mbështetur importimin e veturave të reja, pasi që të vjetrat edhe po e ndotin më shumë ambientin, por edhe kanë rreziqe në komunikacion.

Vjetërsia e veturave të importuara është shfrytëzuar nga qeveria gjithmonë për të mbushur më lehtë buxhetin me para. Në fillim u lejua importi i veturave deri në 8 vjet të vjetra, por me rritjen e kërkesave në buxhet u rrit edhe vjetërsia në 13 vjet, për t’u hequr kufizimi më pas, transmeton Koha.net.

Në doganë, importi i veturave është në mesin e tri importeve kryesore.

Ka shumë vjet që qeveria e ka formuar fondin për mbrojtje të ambientit, për të cilin paguajnë vozitësit sa herë që i regjistrojnë automjetet, por se të gjitha paratë shkojnë në buxhet dhe barten në destinime të tjera.

Në trend Auto

Më shumë
BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Auto

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

Auto
Si të hiqni ndërruesin nga shpejtësia dhe ta vendosni në neutral në një Ferrari SF90?

Si të hiqni ndërruesin nga shpejtësia dhe ta vendosni në neutral në një Ferrari SF90?

Auto
Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Pse nisen vetë veturat me ndërrues automatik të shpejtësive?

Auto
Përbindëshi i deteve - ky është transportuesi më i madh në botë i automjeteve

Përbindëshi i deteve - ky është transportuesi më i madh në botë i automjeteve

Auto
Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Auto
Kalo në kategori