Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se nga ora 08:00 deri në 14:00 të dielën, në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 37 vatra zjarri.

Sipas raportit zyrtar, 18 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 19 janë lokalizuar.


Menaxhimi i situatës po bëhet në koordinim me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ndërsa AME ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve në terren.

"U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër në numrat emergjentë 112, 193, 192", ka shtuar Agjencia e Menaxhimit Emergjent./Telegrafi/