Në Kolegjin "Universum" ligjërojnë profesorë ndërkombëtar

Tashmë është bërë e zakonshme të diskutohet për cilësinë dhe kualifikimet e profesorëve që ligjërojnë në vendin tonë dhe si pasojë, shumica e atyre që duan të regjistrohen në institucione të arsimit të lartë në Kosovë, nuk marrin si kriter kualitetin e profesorëve që janë të angazhuar.
Niveli i arsimit në Kosovë, për shkaqe të natyrave të ndryshme, ka pasur luhatje të konsiderueshme, dhe si rrjedhojë pak universitete vazhdojnë të ofrojnë kualitet dhe ndryshim, pa marrë parasysh rrethanat.
Njerëzit e suksesshëm thonë se po të ishim të arsimuar më mirë, atëherë arsimi i lartë do të ishte më në fund një udhëtim për shkathtësi dhe njohuri sesa për pushtet dhe status.
Kosova, sot më shumë se kurrë ka nevojë për kualitet, për njohuri dhe eksperienca të reja. Për të dhënë kontribut në këtë drejtim, Kolegji Universum për studentët e tij në nivelin Master, fton për të ligjëruar lëndën e Marketingun Prof. Dr. Svend Hollensen, autorin e librit më të shitur në botë në fushën e Marketingut Global.
Prof. Dr. Svend Hollensen është Profesor i Asociuar i Marketingut Internacional në University of Southern Denmark. Hollensen mban titullin Master of Science për Administrim Biznesi nga Aarhus Business School. Ndërsa, në vitin 1992, Hellensen fitoi titullin Phd nga Copenhagen Business School, i rankuar në vendin e 6-të si Universiteti më i mirë në Evropë sipas QS World University Rankings.
Ka shumë pak profesionistë të marketingut që kuptojnë se si kompanitë dhe organizatat duhet të analizojnë marketingun dhe komunikimin e tyre në baza globale në mënyrë që të përfitojnë nga tregjet në zhvillim. Svend Hollensen është një nga ata njerëz të rrallë që çmohet në këtë fushë.
Programi Master në Kolegjin Universum është i rankuar në vendin e 16-të në Evropën Juglindore nga EdUniversal dhe kjo falë angazhimit të vazhdueshëm të këtij institucioni për të sjellë kualitet dhe inovacion për studentët e tij. Vizita e profesorit Svend Hollensen është njëra prej tyre, derisa gjatë këtij viti pritet të ligjërojnë edhe tre profesorë tjerë të huaj, ekspertë të fushave të ndryshme.
Për të gjithë ata që duan të përfitojnë nga ligjërata e prof. Hollensen, Kolegji Universum ka mundësuar pjesëmarrjen për të gjithë ata që mund të jenë të interesuar në një MasterClass.
Aplikimi mund të bëhet duke klikuar këtu.
Për më tepër detaje kontaktoni në: info@universum-ks.org; gentianaberisha@universum-ks.org apo telefononi në: +377 44 144 062.


















































