Me 07 Nëntor 2018, në një ceremoni të organizuar nën patronatin e Kolegjit ILIRIA, Agim Agushi, tashmë rekordmen i shumëfishtë botëror, i cili disa herë ka arritur ta shkruaj emrin e tij në librin e Guiness- it,  përsëri arriti një rekord të ri botëror.

Agim Agushi, i cili është i angazhuar edhe në Kolegjin ILIRA, është i pari në botë që arriti rekord gjatë ndërrimit të 70 fanelave.


02

Sipas komisionit të përbërë nga z.Gani Kosumi, redaktor i sportit në RTK, z. Arbër Reçi, Sekretar i Përgjithshëm pranë Kolegjit ILIRIA dhe Petrit Hasanaj, profesor në Kolegjin ILIRIA, u konstatua që Agim Agushi për 28 minuta e 34 sekonda, shënoi rekordin botëror, në kategorinë e veshje – zhveshje të 70 fanelave, gjatë goditjeve të topit më kokë.

03 1

“Ndihem shumë i privilegjuar dhe kam kënaqësinë, që në një ceremoni të organizuar nga Kolegji ILIRIA, të arrijë një rekord botëror, i cili iu paraprinë edhe disa rekordeve të tjera botërore, të cilat shumë shpejt po synoj t’i arrijë”, tha Agim Agushi, pasi pranoi edhe një certifikatë mirënjohjeje, nga Kolegji ILIRIA.

04 1

“Është një rekord i cili është kërkuar nga klubi i rekordeve të botës. Ky është vetëm një nga rekordet e mia, të cilat do të vazhdojnë menjëherë muajin tjetër. Nëse më aprovohet nga institucionet në Dubai, atje do të tentojë të shënojë rekord botëror në librin Guiness në kategorinë ngritje - zbritje shkallëve, duke goditur topin me kokë”, rekord të cilin synoj ta arrijë në “Burj Kalifa” apo “Kulla Dubai” që është edhe ndërtesa më e lartë në botë me 211 kate", u shpreh rekordmeni kosovar.

05 1

“Kolegji ILIRIA, përveç angazhimeve në procesin mësimor e shkencor, organizon dhe përkrahë edhe aktivitete kulturore, sportive. Kolegji ILIRIA është i nderuar, që ka organizuar një garë të tillë botërore, ku u arrit një rekord botëror”, tha Isak Shema, rektor në Kolegjin ILIRIA.

06 1

Për zhonglerin Agim Agushi ky është suksesi i rradhës, pasi edhe në të kaluarën ka thyer rekorde në disiplina dhe vende të ndryshme.