LAJMI I FUNDIT:

Në këtë vend meshkujt i kanë të gjitha, përveç asaj më të rëndësishmes (Foto)

Në këtë vend meshkujt i kanë të gjitha, përveç asaj më të rëndësishmes (Foto)

Ishujt Faore janë duke u përballur me një problem të madh – mungesën e grave. Për këtë arsye burrat e asaj zone kanë filluar të kërkojnë gra në vendet tjera, e në veçanti në Tajlandë dhe Filipine.

Se si po gjenden gratë që vijnë nga vendet e nxehta në një vend ku dimri zgjatë gjashtë muaj, këtë e ka dokumentuar BBC, transmeton Telegrafi.

Ataja Slatelid është zhvendosur nga Tajlanda.


“Tërë kohën kam qëndruar pranë zjarrit duke u ngrohur. Banorët e asaj zone shpesh më thoshin se duhet të dalë jashtë sepse është mot me diell, por unë ju thosha që të më lënë të qetë”, ka deklaruar ajo.

Jan i cili e kishte njoftuar bashkëshorten në Tajlandë gjatë pushimeve, ka pranuar se para gjashtë vitesh kur edhe ishte martuar me të, e kishte ditur se do të jetë sfidë për partneren e tij

“E kam ditur se do të jetë sfidë për Atajën nga Tajlanda, që të ambientohet në diçka krejt ndryshe dhe natyrisht se jam kujdesur për të”, ka deklaruar Jan.

Megjithatë, ajo është ambientuar dhe tani është e lumtur me jetën që e bën në Ishujt Faroe.

Aktualisht në Ishujt Faroe jetojnë 330 gra nga Tajlanda dhe Filipinet. Nuk tingëllon shumë, por në një popullsi prej 50 mijë banorë, përbëjnë një pakicë serioze.

Shumë prej të rinjve janë larguar nga ky vend për të studiuar në vende tjera, të cilët kurrë më nuk janë kthyer.

Sipas kryeministrit Aksel Johansen, aktualisht në Ishujt Faroe mungojnë dy mijë gra.

Antoneta Egholm ka ardhur në Ishujt Faroe nga Filipinet.

Edhe ajo është e lumtur me jetën që e bën në këtë vend. Në Manila, thotë se  frikësohej për shkak të numrit të madh të krimeve, gjendjes së rëndë ekonomike dhe papastërtisë, kurse në këtë vend nuk ka pse të mendoj se si duhet ta lë shtëpinë e mbyllur.

Ishujt Faore janë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por kanë gjuhën e tyre dhe kulturën specifike, sidomos kur është fjala për ushqimin. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Gjyshi duke i treguar një histori nipit të tij duke përdorur një kukull

Gjyshi duke i treguar një histori nipit të tij duke përdorur një kukull

Fun
Komedianët regjistrojnë parodi me takimin Trump-Zelensky, përfshijnë edhe Muskun

Komedianët regjistrojnë parodi me takimin Trump-Zelensky, përfshijnë edhe Muskun

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Gjirafa e ngordhur udhëton nëpër rrugët e Amerikës - bëhen virale pamjet e saj

Gjirafa e ngordhur udhëton nëpër rrugët e Amerikës - bëhen virale pamjet e saj

Interesante
50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

Kalo në kategori