LAJMI I FUNDIT:

Në kërkim të heroi të panjohur: E shpëtoi shoferin në cep të shkëmbit! (Foto)

Në kërkim të heroi të panjohur: E shpëtoi shoferin në cep të shkëmbit! (Foto)

“Heroi pa emër” apo “Heroi i gjallë” janë epitetet që i janë dhënë mashkullit të panjohur, që e shpëtoi shoferin që kishte bërë ndeshje e ishte buzë vdekjes.

Mathw Sitko ka humbur kontrollin mbi veturë dhe pasi ka kaluar në dy tarraca të shtëpive, ka mbetur tek rrethojat e telit buzë një shkëmbi.

Në pamundësi që të lëvizte, 23-vjeçari është shpëtuar nga një mashkull, të cilin end askush nuk po e njeh, transmeton Telegrafi.


Për riskun të cilin e ka bërë, duke sfiduar jetën që të shpëtonte Sitkon, ai po kërkohet nga autoritetet e Idahos të ShBA-ve që të nderohet me Çmimin e Nderit. /Telegrafi/

sitko